Bota

Mbi 100 mijë persona mbushin rrugët e Londrës, në mbështetje të Palestinës

Protestuesit mbanin flamuj palestinez. Demonstruesit kërkuan, që Izraeli të mos bllokojë enklavën dhe të ndalojë bombardimet.

D.XH

Mbi 100 mijë persona mbushin rrugët e Londrës, në

LONDËR-Disa mijëra demonstrues pro-palestinezë marshuan në Londër, për t'i kërkuar Izraelit të ndalojë bombardimet në Gaza, ndërsa lufta Izrael-Hamas hyri në javën e tretë dhe jehona e saj është përhapur në mbarë globin.

Në ditën kur 20 kamionë hynë për ndihma humanitare në Gaza, protestuesit u mblodhën në Marble Arch pranë Hyde Park të Londrës. Policia tha se më shumë se 100 mijë persona mund të ishin në demonstratë.

Mbi 100 mijë persona mbushin rrugët e Londrës, në
Protesta 2

Duke valëvitur flamuj palestinezë, pjesëmarrësit bënë thirrje që të mos bllokohet enklava dhe Izraleli të ndalojë bombardimet në Gaza. Lufta ka ngritur tensione në mbarë botën, teksa janë shënuar edhe incidente, kryesisht të personave që i përkasin komunitetit hebre dhe mysliman.

Policia Metropolitane e Londrës thotë se kanë shënuar rritje veprat me motive racore ose ndëretnike. Efektivët thanë se në disa raste, në protestë u përdor një gjuhë e ashpër, por se demonstrata ishte paqësore.

Policia në Berlin ndaloi një demonstratë pro-palestineze që ishte planifikuar për të dielën në qendër të qytetit. Policia në kryeqytetin gjerman ka ndaluar disa ngjarje të ngjashme në javët e fundit, duke thënë se kërkon që të marrë masa, për parandalim të gjuhës së urrejtjes ose dhunës. Disa demonstrues pro-palestinezë gjithsesi kanë dalë në rrugë, duke u përleshur me policinë.

Në Australi, mijëra njerëz marshuan nëpër qendrën e Sidneit të shtunën, duke thirrur "Turp, turp Izrael" dhe "Palestina nuk do të vdesë kurrë".

Autoritetet në Gaza thonë se më shumë se 4,300 njerëz janë vrarë në territorin e saj që nga fillimi i luftës. Më shumë se 1,400 njerëz janë vrarë në Izrael, kryesisht civilë, të ekzekutuar nga forcat e Hamasit./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB