Bota

'Boshllëqet' në Marrëveshjen e Prespës! Presidentja e re i referohet vendit me emrin "Maqedoni" (REAGIMET)

Kryetarja e Komisionit, Ursula von der Leyen, i bëri thirrje Maqedonisë së Veriut që të zbatojë pa dështuar Marrëveshjen e Prespës në mënyrë që të vazhdojë rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

f.t
'Boshllëqet' në Marrëveshjen e Prespës!
Kyriakos Mitsotakis dhe Siljanovska Davkova

MAQEDONIA E VERIUT-Kthimi i nacionalistëve të VMRO-DPMNE-së në pushtet në Maqedoninë e Veriut rrezikon marrëdhëniet e vendit me Evropën dhe Greqinë dhe në të njëjtën kohë nxjerr në pah "boshllëqet" e mëdha që la pas Marrëveshja e Prespës, e cila ndonëse zgjidhi pjesërisht çështjen e emrit zyrtar, la pas fokusin e tensioneve dhe polemikave. 

Gjithçka u rikthye pasi Presidentja e re e vendit, Siljanovska Davkova në ceremoninë e betimit në Kuvendin e Shkupit, e ndryshoi betimin dhe në vend që të betohet si presidente e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke mos përmendur “Veriu”. Ajo u betua si presidente e “Republikës së Maqedonisë”, duke shkelur jo vetëm Marrëveshjen e Prespës por edhe Kushtetutën e vetë vendit të saj. Kështu shkaktoi krizën e parë me Greqinë. Betimi i saj shkaktoi një valë reagimesh jo vetëm nga Athina por edhe Baskimi Eurpoian.

Ministria e Punëve të Jashtme greke paralajmëroi se "përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Maqedoninë e Veriut si dhe kursi evropian i kësaj të fundit varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe mbi të gjitha nga përdorimi i emrit kushtetues të vendit". Ministria sqaroi gjithashtu qëndrimin e qeverisë duke theksuar se “qeveria greke, pavarësisht kundërshtimeve që kishte shprehur si kundërshtim gjatë ratifikimit të marrëveshjes, e respektoi atë si një traktat ndërkombëtar të ratifikuar që ka përparësi ndaj çdo dispozite tjetër të ligjit”.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shprehur irritimin e tij në lidhje me qëndrimet dhe veprimin e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska, e cila u betua në emër të Maqedonisë dhe jo Maqedonisë së Veriut. Mitsotakis refuzon manipulime si ato me të cilat Silianovksa po hap mandatin e saj, së cilës ai i bën thirrje t’i kthehet detyrave të saj ligjore dhe sjelljeve që rrjedhin nga roli i saj.

"Ne deklarojmë kategorikisht se nuk do të pranojmë rrëshqitje të ngjashme. Dhe përsërisim se çdo përparim në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çdo hap i ndërmarrë nga Shkupi drejt Evropës, varet nga respektimi i sinqertë i marrëveshjeve, nga përdorimi i drejtë i emrit kushtetues të shtetit fqinj dhe sigurisht nga tejkalimi i sfidave’, përfundon kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ndërkohë edhe Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka kërkuar që të respektohet Marrëveshja e Prespës me Greqinë, duke shtuar se të gjithë aktorët politikë duhet të kenë kujdes. 

"Ministria e Punëve të Jashtme konfirmon vendosmërinë e fuqishme të vendit në respektimin pa mëdyshje të dispozitave kushtetuese si dhe të gjitha obligimeve të ndërmarra ndërkombëtarisht si respektimi i plotë i Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, e njohur si Marrëveshja e Prespës. Gjatë shtatë viteve të fundit, dy vendet fqinje kanë zhvilluar një nivel jashtëzakonisht të lartë të dialogut politik, i cili ka rezultuar në një rritje të disafishtë të bashkëpunimit ekonomik dhe në ndërtimin e marrëdhënieve pozitive mes njerëzve. Këto përfitime rezultuan me anëtarësimin e vendit në NATO, hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, si dhe përmirësimin e Partneritetit Strategjik në Dialog Strategjik me Shtetet e Bashkuara. Bëjmë thirrje për kujdes nga të gjithë aktorët politikë, veçanërisht funksionarët e zgjedhur të shtetit. Ruajtja e kursit euroatlantik të vendit përfaqëson një interes themelor strategjik dhe një garantues të sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë të vendit,"-thuhet në reagim.

Reagimet nuk munguan as nga BE, e cila është larg dëshirës për të rihapur një çështje që ka qenë një plagë të hapur për gati tre dekada në Ballkanin Perëndimor. Kryetarja e Komisionit, Ursula von der Leyen, i bëri thirrje Maqedonisë së Veriut që të zbatojë pa dështuar Marrëveshjen e Prespës në mënyrë që të vazhdojë rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së shprehu “keqardhjen e BE-së" mbi faktin se presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Siliankofxa Dankova, nuk e përdori emrin kushtetues të vendit gjatë ceremonisë së betimit, duke shtuar se “BE rikujton rëndësinë e respektimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese, ligjërisht të detyrueshme, duke përfshirë Marrëveshjen e Prespës".

'Boshllëqet' në Marrëveshjen e Prespës!
REAGIMI

Kundër deklaratës ka qëndruar edhe Bullgaria. Presidenti Rumen Radev ka deklaruar se nuk pranon deklarata dhe sjellje që cenojnë Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017 apo ndonjë traktat tjetër të nënshkruar nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Ai tha se Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s nga e cila burojnë detyrimet dhe përgjegjësitë përkatëse.

"Bullgaria në mënyrë të përsëritur dhe qartë e ka shprehur qëndrimin e saj se traktatet duhet të zbatohen. Kujtoj gjithashtu se Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e NATO-s, nga e cila burojnë obligimet dhe përgjegjësitë përkatëse. Jam i bindur se perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut varet nga zbatimi i rreptë i traktateve ndërkombëtare në të cilat është palë, si dhe nga korniza negociuese e miratuar nga Këshilli Evropian në korrik 2022, e cila, për informim  të institucioneve përgjegjëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nuk do të rishikohen,"-u shpreh Radev.

Poll

MOS HUMB