Bota

Gjermania gati të rikthejë ushtrinë me detyrim, rekrutim edhe për gratë

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, po bën presion për rikthimin e rekrutimit për 18-vjeçarët, ligj i cili u anulua në vitin 2011.

k.m.
Gjermania gati të rikthejë ushtrinë me detyrim, rekrutim edhe
Foto ilustruese

BERLIN- Gjermania po shqyrton seriozisht mundësinë e rikthimit të shërbimit ushtarak me detyrim. Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, po bën presion për rikthimin e rekrutimit për 18-vjeçarët, ligj i cili u anulua në vitin 2011. Përveç burrave, ministria gjermane po mendon të rekrutojë gra për të rritur numrin e forcave të armatosura.

Ushtria e vendit është aktualisht nën presion për të plotësuar një mungesë prej 21,000 ushtarësh. Zyrtarët janë në fazën përfundimtare të diskutimeve mbi tre opsione. Sipas "Die Welt", një nga opsionet përfshin një vit shërbimi të detyrueshëm ushtarak për të rinjtë dhe të rejat pasi të kenë mbushur 18 vjeç. Siç u zbulua në mediat gjermane, ministri gjerman i mbrojtjes do të publikojë planet përfundimtare deri në qershor. Ndër opsionet që ai ka vënë për diskutim është kjo: që Gjermania të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak 1-vjeçar për burrat me moshën madhore.

Ministri gjerman i Mbrojtjes beson se ky plan mund të marrë dritën jeshile nga Bundestagu, por qëndrimi i tij mbështetet gjithashtu nga partia kryesore opozitare, CDU, e cila e hoqi vetë detyrimin e shërbimit ushtarak nën drejtimin e ish-kancelares, Angela Merkel. E gjithë kjo fushatë urgjente ka nisur në të gjithë Evropën javën e kaluar pasi Vladimir Putin tha se forcat e tij bërthamore ishin në gatishmëri të plotë për një luftë të mundshme globale./ZËRI

Poll

MOS HUMB