Bota

Brutaliteti i Hamasit, përdhunuan gra në grup dhe i vranë?

Dëshmitarët kanë thënë se kanë parë militantët e Hamasit, duke përdhunuar gra izraelite. Policia e Izraelit ka nisur hetimet, mbi bazën e dëshmive.

D.XH
Brutaliteti i Hamasit, përdhunuan gra në grup dhe i vranë?
Hamas

IZRAEL - Policia izraelite tha dje se po hetonte disa raste të dhunës seksuale ndaj grave nga Hamasi gjatë sulmeve të 7 tetorit. Për të mbështetur pretendimet e saj, policia citon shumë persona, që pretenduan se kishin qenë dëshmitarë të përdhunimit.

Policia po mbledh prova në lidhje me pretendimet për dhunë seksuale nga dëshmitarët, pamjet e kamerave të sigurisë dhe marrjen në pyetje të palestinezëve të arrestuar, pasi Hamasi pushtoi Izraelin muajin e kaluar.

Në një konferencë shtypi, policia ndau dëshminë e një të mbijetuare të sulmit të festivalit muzikor Supernova, e cila përshkroi se kishte parë një grua duke u përdhunuar në grup dhe më pas qëllohej me armë në kokë.

Brutaliteti i Hamasit, përdhunuan gra në grup dhe i vranë?
Nje vajze duke ikur nga festivali Supernova

Dëshmitarja, identifikuar si 'S', tha se pa një grup grash që 'dërgoheshin në një vend të caktuar nga burra të armatosur të veshur me uniforma ushtarake. “E kuptova që i çuan atje dhe i përdhunuan”, tha ajo, duke përshkruar gjithashtu se si pa një grua tjetër duke u përdhunuar, gjymtuar dhe u qëllua me plumb në kokë gjatë përdhunimit.

David Katz, kreu i njësisë së hetimit penal Lahav 443, tha: "Ne nuk kemi viktima të gjalla që thonë "ne u përdhunuam", por kemi dëshmitarë okularë të disa rasteve të përdhunimeve."

Në konferencën e së martës, David Katz dha dëshmi të mbledhura nga policia, duke përfshirë organizatën ZAKA, e cila merr mbetjet njerëzore sipas ligjit fetar hebre për t'u organizuar atyre një varrim të merituar.

“Kemi disa dëshmi nga njerëzit e ZAKA-s që kanë parë trupat e grave pa pantallona apo të brendshme”, tha ai. “Kemi marrë më shumë se 1000 deklarata dhe disa nga viktimat nuk mund të flasin sepse janë në gjendje shoku dhe po monitorohen nga psikiatër”, tha ai.

Ndërsa ai nuk dha një numër të saktë të incidenteve që po hetohen, Katz tha se hetimi mund të zgjasë gjashtë deri në tetë muaj.

Një tjetër dëshmitar okular tregon: “Ndërsa po fshihesha, pashë me bisht të syrit një terrorist që përdhunonte një grua. Ajo u përdhunua nga një person dhe më pas kaloi te tjetri”. Dëshmitari thotë se gruaja fatkeqe ishte gjallë dhe i rridhte gjak nga këmbët dhe shpina. Më pas ajo u tërhoq nga flokët. Ajo kishte flokë të gjatë, kafe.

Brutaliteti i Hamasit, përdhunuan gra në grup dhe i vranë?
Hamas 3

I njëjti dëshmitar i tha policisë se një nga personat e armatosur të Hamasit e qëlloi në kokë, ndërsa ai po e përdhunonte.

Dëshmia u raportua në disa media izraelite. Ishte një nga mijëra provat e mbledhura nga policia. Deri më tani, raportet për dhunën seksuale të kryer nga militantët e Hamasit janë bazuar në rrëfimet e dëshmitarëve të parë. Mediat izraelite citojnë rrëfimet e anëtarëve të Hamasit, që dyshohet se kanë thënë se janë urdhëruar që të përdhunojnë gra hebreje.

Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa ushtria izraelite ka hyrë tashmë në Gaza. Më tepër se 12500 njerëz kanë vdekur nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB