Aktualitet

“Ishte person i mbyllur, burri ka pasur halucinacione”, flet i vëllai i Etleva Bodit, ishte martuar 14 vjeç

Selami Bodi e kishte dëgjuar bashkëshorten të fliste në telefon me dikë dhe kishte hyrë në dhomë duke e kapur për fyti.

E.K

“Ishte person i mbyllur, burri ka pasur halucinacione”, flet i

ITALI- Etleva Bodi, 31-vjeç, nënë e 4 fëmijëve të mitur u vra nga bashkëshorti i saj në Itali. Ai e mbyti atë me duar, dhe më pas e qëlloi dhe me thikë, ndërkohë që pas dy ditësh në agoni gruaja shqiptare humbi jetën në spital.

Vëllai i të ndjerës kërkon ndihmën e shqiptarëve që të sjellë trupin e pajetë të Etleva Bodit në Shqipëri. Në një rrëfim për ‘News24’, vëllai i të ndjerës ka treguar se e motra ishte e martuar prej 17 vitesh, dhe në 15 vitet e fundit jetonin në Itali. Sa i takon problemeve në çift, i vëllai rrëfen se nuk kanë qenë në dijeni, dhe se motra ishte e mbyllur në karakter. Nga dëshmia e të vëllait mësohet se Bodi ka qenë e martuar prej moshës 14 vjeçare.

“Në 27 tetor më mori në telefon nipi në 12:30 të natës dhe më tha “dajë hajde shpejt se mami ka pësuar atak kardiak dhe është ambulanca te shpia’. Mora makinën dhe shkova, por fatkeqësisht e kishin sjellë në jetë por kishte shkaktuar dëme cerebrale nga mungesa e oksigjenit. Qëndroi gati 18 orë në spital, dhe pastaj ndërroi jetë.

Kur shkova te shtëpia, ishte nipi dëshmitar i ngjarjes, ka përjetuar gjithë situatën. Ai ka treguar gjithçka, motra ka qenë e mbyllur në dhomë me nipin. Policia ka telefonin e motrës, nuk ka pasur telefonatë, por ka qenë halucinacioni i tij që ka menduar se ka fol në telefon me dikë. Kur nipi ka hapur derën e dhomës, ka vendosur duart në fyt…

Për momentin nipi i madh, është futur dhe në internet, ka parë që mami ka ndërruar jetë. Jam përpjekur që ta ndikoj, të bëhem krah për ta. Nipërit e tjerë akoma nuk e dinë që e ëma ka ndërruar jetë. Ata janë në shtëpi jonë.

Motra ka qenë rreth 17 vite e martuar, dhe prej 15 vitesh jetonin në Itali. Probleme kanë pasur si çdo çift, por jo probleme që të arrijnë deri këtu. Ndoshta probleme ka pasur, por i ka mbajtur për vete, ka menduar për fëmijët dhe të mos shkaktojë probleme. Shkaqet kanë qenë xhelozie besoj. Motra ishte person i mbyllur dhe nuk më tregonte shumë, sipas mjekëve ambulanca është thirrur me vonesë. Motra ka qenë e mbyllur në dhomë, dhe burri i saj ka pasur halucinacione se ka qenë duke folur me dikë tjetër”, tha ai.

Më herët në mediat italiane, Erjon Kanolja u kërkoi ndihmë shqiptarëve për të sjellë në Shqipëri trupin e pajetë të 31-vjeçares. Por edhe për t'u ardhur në ndihmë 4 të vegjëlve që kanë mbetur pa nënën e tyre.

Siç shkruajnë mediat italiane, Selami Bodi e kishte dëgjuar bashkëshorten të fliste në telefon me dikë dhe kishte hyrë në dhomë duke e kapur për fyti.

Më pas, e ka qëlluar me thikë, por kur ka vënë re se 31-vjeçarja ka humbur ndjenjat, ka lajmëruar urgjencën. E plagosur, ajo u dërgua në spital, por pas 48 orësh ndërroi jetë. Ndërsa autori i krimit të rëndë, një person pa precedentë penalë, u transferua në burgun Marassi, në Genova. /Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB