Bota

"Do t'i kujtoni këto ditë"/ Vuçiç jep sot dorëheqjen! Telefonata e fundit me Putinin, ja çfarë biseduan

Ndërkohë, gjatë deklaratave të tij para dorëheqjes, presidenti serb Aleksandër Vuçiç u shpreh se vitet e fundit do të mbahen mend si një periudhë e rëndësishme për vendin.

zh.ll
"Do t'i kujtoni këto ditë"/ Vuçiç jep sot
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të japë dorëheqjen sonte në mbrëmje. Ndërkohë, ashtu siç pati njoftuar, një dirë para dorëheqjes, ai ka zhvilluar një bisedë me homologun rus, Vladimir Putin. Vuçiç tha se e ka njoftuar Putinin se të dielën do të japë dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë, si dhe kanë biseduar për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë, për luftën në Ukrainë dhe për situatën në Ballkan. 

“Në emër të Republikës së Serbisë dhe në emrin tim, e falënderova Federatën Ruse dhe presidentin Putin për bashkëpunimin gjatë 14 vjetëve të fundit”, tha Vuçiç.

Ndërkohë, gjatë deklaratave të tij para dorëheqjes, presidenti serb Aleksandër Vuçiç u shpreh se vitet e fundit do të mbahen mend si një periudhë e rëndësishme për vendin.

“Do t’i kujtoni këto vite dhe këto ditë si kohën e progresit më të madh dhe sukseseve më të mëdha të Serbisë”, tha Vuçiç. 

Gjatë këtij muaji, Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen nga posti i presidentit më 27 shtator. 

Largimi i tij do të vijë rreth një muaj para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat do tëmbahen më 25 tetor. Lëvizjet erdhën pas muajsh protesta të udhëhequra nga studentët, të shkaktuara nga shembja e tendës së një stacioni hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona. Lëvizja studentore zyrtarisht bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare në maj të vitit të kaluar dhe njoftoi planet për të marrë pjesë me listën e vet zgjedhore./ZËRI

Poll

MOS HUMB