RUSI- Grabitësit profesionistë në Rusi po fokusojnë gjithnjë e më shumë aktivitetet e tyre të paligjshme në vjedhjen e luleve përpara festës së Ditës Ndërkombëtare të Gruas më 8 Mars, një nga ditët më të mëdha të vitit në Rusi për shitjen e luleve, shkruan TASS.
Një zyrtar njoftoi sot se një kamion me tulipanë me vlerë gati 3 milionë rubla (33,000 dollarë) u vodh në Rajonin e Moskës. Po ashtu, zëdhënësja e Ministrisë së Brendhsme Irina Volk tha se grabitës të paidentifikuar vodhën lule me vlerë 1.8 milionë rubla (19,800 dollarë) në qytetin e Ekaterinburgut të rajonit Urala.
"Drejtori i një kompanie të madhe luleshitëse ruse paraqiti një raport në polici, duke thënë se një ngarkesë me lule me vlerë mbi 1.8 milionë rubla ishte vjedhur. Ajo supozohej të dërgohej nga Chelyabisnk në Omsk dhe Novosibirsk," shkroi ajo në Telegram.
Autorët duke pretenduar se ishin klientë, kontaktuan dispeçerin e kompanisë së transportit dhe caktuan një vend tjetër në Yekaterinburg për shkarkimin dhe marrjen e ngarkesës me lule. Më vonë doli se ata shitën ngarkesën e vjedhur të luleve në një dyqan tjetër luleshitës për një çmim të ulët prej 500,000 rubla (5,500 dollarë)./ZËRI