Bota

E rëndë në Greqi/ Babai abuzonte seksualisht prej 5 vitesh me vajzën e tij të mitur, zbulohet nga i biri

Arrestimi është kryer pas denoncimit të bashkëshortes dhe nënës së fëmijës. 

I.F
E rëndë në Greqi/ Babai abuzonte seksualisht prej 5 vitesh me
Foto ilustruese

SPARTË- Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë këtë të premte. Një 40-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se ka përdhunuar në mënyrë sistematike vajzën e tij 9-vjeçare që prej moshës 4-vjeçare. Arrestimi është kryer pas denoncimit të bashkëshortes dhe nënës së fëmijës. 

E mitura, sipas “Protothema”, i ka treguar nënës së saj, gjithçka që po përjetonte nga babai dhe më pas është bërë denoncimi në polici. Efektivët arritën të arrestojnë këtë mëngjes, 40-vjeçarin, i cili po tentonte të arratisej. Pasi kanë kontrolluar celularin e tij, efektivët zbuluan materiale shokuese, ku përmbanin një sërë fotosh dhe video me material pornografik me vetë fëmijën e tij. Të gjitha të dhënat e sekuestruara do të dërgohen në Laboratorin e Kriminalistikës së Policisë për hetime të mëtejshme.

Familja në fjalë jetonte në një zonë të Atikës Perëndimore por ishte shpërngulur në dy vitet e fundit në një fshat afër Spartës.

40-vjeçari dyshohet se ka përdhunuar vajzën e tij të mitur që nga mosha 4 vjeçare e deri më sot, pra për gati 5 vite. Sipas informacioneve, çështja filloi të zbardhej kur djali i vogël i 40-vjeçarigjeti një prezervativ dhe e pyeti se çfarë ishte. Ai u përgjigj se ishte e të dashurës së tij. Por duke u kthyer në shtëpi, djali i vogël ka rrëfyer atë që ka ndodhur nënës së tij dhe para të motrës që ndodhej në të njëjtën dhomë. Kur vajza ka dëgjuar historinë ka shpërthyer në lot dhe ka filluar t’i tregojë nënës për tmerrin që po përjetonte nga babai i saj./ZËRI/

Poll

MOS HUMB