Bota

VIDEO nga atentati ndaj Trump/ Momenti kur polici zbulon vendodhjen e Crooks mbi çati, por s'e qëllon me armë

Në video, polici shfaqet duke u përpjekur të ngjitet në çati dhe të identifikoj personin e armatosur, por brenda pak çastesh bie në tokë.

I.F
VIDEO nga atentati ndaj Trump/ Momenti kur polici zbulon vendodhjen e Crooks mbi
Donald Trump i plagosur

UASHINGTON- Për herë të parë janë publikuar pamje nga kamerat trupore të oficerëve pasi ata identifikuan 20-vjeçarin Thomas Crooks, i cili qëllo me armë zjarri kandidatin republikan për president, Donald Trump. I riu hapi zjarr në mitingun e fushatës së ish-presidentit amerikan në Pensilvani më 13 korrik. Sipas pamjeve të publikuara nga Fox News, oficeri i policisë, fillimisht u ngjit me ndihmën e një kolegu, në çatinë ku ishte ulur Crooks.

Në video, polici shfaqet duke u përpjekur të ngjitet në çati dhe të identifikojë personin e armatosur, por brenda pak çastesh bie në tokë. Më pas, polici fillon të vrapojë rreth ndërtesës për të informuar kolegët e tij dhe për t’u kërkuar njerëzve që të largohen.

Disa sekonda pas kësaj skene, Crooks hapi zjarr në mitingun e fushatës dhe më pas të ekzekutohej nga policia. Video fillimisht nuk ka zë, megjithatë tingulli kthehet në mes të videos dhe mund të dëgjohet kaosi.

“Ai mban syze, ka flokë të gjatë”, dëgjohet të thotë oficeri, duke përshkruar Crooks dhe pushkën AR-15 që mbante. Dikush dëgjohet duke thërritur një ambulancë në radio.

Më vonë në video, oficeri duket i acaruar nga vështirësitë në komunikimin mes forcave të rendit: “Para se të vinte makina, unë po ngjitesha atje si një idiot, vetëm. Pastaj ai u kthye, unë rashë dhe fillova të bërtas “ai është në çati”. A nuk jemi në të njëjtën frekuencë?”, dëgjohet të thotë polici.

Nga të shtënat humbën jetën një 50-vjeçar, ndërsa dy spektatorë të tjerë u plagosën dhe Trump pësoi një dëmtim në vesh. Sulmuesi 20-vjeçar u qëllua për vdekje nga agjentët, ndërsa ditët pas sulmit u kritikuan ashpër shërbimet e sigurisë që kishin marrë përsipër mbrojtjen e ish-presidentit amerikan./ZËRI

Poll

MOS HUMB