Bota

E rëndë! Policët e Maqedonisë së Veriut dhunojnë dy të rinj shqiptarë: Na lidhën...shpuan gomat e mjetit me armë

Sipas deklarimeve të dy të rinjve, ndërhyrja policore ka përfunduar në dhunë fizike, pasi efektivët dyshohet se kanë përdorur armë zjarri, u kanë shpuar gomat e automjetit dhe kanë thyer xhamat e makinës.

F.I
E rëndë! Policët e Maqedonisë së Veriut dhunojnë
dy te rinje e dhunuar

SHKUP-Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Shkup, ku dy të rinj shqiptarë dyshihet se u dhunuan nga policia e Maqedonisë së Veriut. Rasti u regjistrua më 7 tetor, ku dy të rinj shqiptarë, 21 dhe 23 vjeç, pretendojnë se janë dhunuar nga pjesëtarë të policisë.

Sipas deklarimeve të dy të rinjve, ndërhyrja policore ka përfunduar në dhunë fizike, pasi efektivët dyshohet se kanë përdorur armë zjarri, u kanë shpuar gomat e automjetit dhe kanë thyer xhamat e makinës. Ata pretendojnë se më pas janë lidhur, janë shtrirë në tokë dhe janë goditur fizikisht, edhe pse nuk kishin më mundësi të lëviznin lirshëm.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje mbi përdorimin e forcës nga zyrtarët policorë dhe rrethanat në të cilat u zhvillua ndërhyrja. Pas publikimit të pretendimeve për dhunë policore, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka urdhëruar Kontrollin e Brendshëm, Hetimet Kriminalistike dhe Standardet Profesionale të shqyrtojë rastin. 

Ndërkohë BDI kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dorëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, duke kërkuar një hetim të menjëhershëm, të paanshëm dhe transparent për të gjitha rrethanat e rastit. Rasti u bë publik pas raportimeve dhe publikimit të fotografive ku dy të rinjtë shfaqen me lëndime të dukshme në fytyrë. Megjithatë, rrethanat e ngjarjes dhe pretendimet e palëve mbeten për t’u verifikuar nga një hetim i plotë. 

Ndërkohë partia Lidhja Shqiptare e konsideron sjelljen e pretenduar të policëve si shfaqje të represionit shtetëror ndaj shqiptarëve dhe e ka lidhur këtë situatë me periudhën e qeverisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Poll

MOS HUMB