Bota

Ellen DeGeneres braktis SHBA...për shkak të Donald Trump

Në një event të dielën në teatrin Everyman të Cheltenhamit – ajo shënoi paraqitjen e parë publike që kur u largua nga SHBA-ja.

k.m.
Ellen DeGeneres braktis SHBA...për shkak të Donald Trump
Donald Trump dhe Ellen DeGeneres

SHBA- Ellen DeGeneres ka konfirmuar se është larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tashmë aktorja dhe moderatorja është zhvendosur për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të presidentit Donald Trump. "The Guardian" bën me dije se zhvendosjen e saj, DeGeneres thotë: Çdo gjë këtu (Angli) është thjesht më mirë. Në një event të dielën në teatrin Everyman të Cheltenhamit – ajo shënoi paraqitjen e parë publike që kur u largua nga SHBA-ja. Në takim, prezantuesi Richard Bacon e pyeti DeGeneres nëse ishte e vërtetë që Trump e kishte nxitur vendimin e saj për t’u zhvendosur.

"Po. Mbërritëm këtu një ditë para zgjedhjeve dhe u zgjuam nga shumë mesazhe nga miqtë tanë me emoji që qanin, dhe unë thashë, 'Ai fitoi.' Dhe ne thamë, 'Do qëndrojmë këtu',"-tha ajo. DeGeneres u zhvendos me gruan e saj, Portia de Rossi, në një shtëpi në Cotsëolds në vitin 2024, pasi emisioni i saj i gjatë me temë talk-show mbaroi dhe ajo nisi një "turne të fundit komedie" nëpër SHBA.

DeGeneres i tha Bacon se shtëpia e saj e re ishte "e bukur".

"Është e pastër. Çdo gjë këtu është thjesht më e mirë - mënyra se si trajtohen kafshët, njerëzit janë të sjellshëm. Thjesht më pëlqen shumë këtu,"-tha ajo me entuziazëm. Ajo shprehu gjithashtu shqetësim për të drejtat LGBTQ+ në SHBA, duke lënë të kuptohet se ajo dhe De Rossi mund të martohen përsëri në Mbretërinë e Bashkuar./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB