SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka postuar një video të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale në platformën e tij të mediave sociale, "Social Truth". Në videon e krijuar nga Intelligjenca Artificiale, duket ish-presidenti Barack Obama që vendoset në pranga nga disa agjentë të FBI-së. E gjithë skena e krijuar nga roboti zhvillohet teksa Obama ishte i ulur pranë presidentit amerikan në Zyrën Ovale.
Ndërkohë në sfond luhet melodia e këngës "YMCA" nga Village People, e cila u përdor gjatë gjithë fushatës së Trump.
Publikimi i videos vjen pasi Donald Trump ka akuzuar Barack Obamën dhe ata që ai i ka quajtur "kriminelët" e tij (duke iu referuar ekipit të tij drejtues) se kanë organizuar një “mashtrim elektoral të nivelit më të lartë” kundër presidencës së tij në vitin 2016. Në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump shpërndau një intervistë të ish-kongresistes dhe aktualisht drejtores së inteligjencës, Tulsi Gabbard, dhënë për televizionin Fox Neës, në të cilën flitet për informacione të "manipuluara dhe të fshehura" lidhur me ndërhyrjet e mundshme ruse në zgjedhje nga zyrtarë të administratës Obama.
Por të ketë lidhje videoja me deklaratën?/ZËRI