Bota

Familjarët e pengjeve protestë në Tel Aviv

Më shumë se 200 pengje mbahen ende në Gaza pas sulmeve të Hamasit gati një muaj më parë.

k.m
Familjarët e pengjeve protestë në Tel Aviv
pamje nga protesta

IZRAEL- Qindra anëtarë të familjeve të pengjeve të marra nga Hamasi në sulmet e 7 tetorit mbajtën një tubim përpara Kirya selisë ushtarake të qeverisë në Tel Aviv. Gjatë tubimit familjarët kërkuan veprime më të mëdha nga qeveria për lirimin e pengjeve, shkruan CNN.

Në një deklaratë të lëshuar përpara ngjarjes, organizatorët thanë se "kjo mbrëmje nuk është një protestë antiqeveritare. Ky është një tubim i familjeve dhe komunitetit që do të donin të bënin më shumë për lirimin e pengjeve."

"Dua që ta dinë emrin e tij, të bëjnë gjithçka për ta rikthyer. Dua që bota të na ndihmojë sepse kjo që po bën vendi nuk mjafton. Nuk dua që vendi të rikthejë vetëm disa, dy këtu, dy atje, vetëm ata që kanë nënshtetësi të huaj. Nuk ka dallim mes një jete dhe një tjetër," thotë Shoval Tzartfati, vëllai i të cilit u rrëmbye.

Më shumë se 200 pengje mbahen ende në Gaza pas sulmeve të Hamasit gati një muaj më parë. Policia izraelite ndërkohë tha se arrestoi tre persona në protestat antiqeveritare në Jerusalem të shtunën.

 

 

Poll

MOS HUMB