
IZRAEL- Teksa ka hyrë në fuqi marrëveshja e ndërmjetësuar nga Katar, për një armëpushim 4-ditor mes Izraelit dhe Hamasit, trupat izarelitë kanë filluar të largohen nga Gaza. Tanke dhe automjete të tjera ushtarake u panë duke lëvizur përgjatë kufirit të Izraelit, ndërsa ushtarët buzëqeshnin dhe ngrinin duart lart.
Armëpushimi pritet të çojë në lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi gjatë sulmit të 7 Tetorit në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë, të cilët ndodhen në burgjet izraelite. Grupi i parë prej 13 grave dhe fëmijëve të mbajtur nga Hamasi do të lirohet të premten pasdite. Në këmbim, Izraeli ka thënë se do të lirojë 150 gra dhe adoleshentë palestinezë të mbajtur në burgjet e tij. /Zëri.ai