Bota

Fundi i një epoke në Hungari: Orban humb pushtetin pas 16 vitesh! Europa përshëndet fitoren historike të opozitës (REAGIMET)

Viktor Orbán pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare, duke deklaruar se do të vazhdojë të shërbejë vendit nga opozita. Në një fjalim para mbështetësve, falenderoi të gjithë votuesit e partisë së tij, ndërsa u zotua se nuk do të dorëzohet. 

zh.ll
Fundi i një epoke në Hungari: Orban humb pushtetin pas 16 vitesh!
FOTO ILUSTRUESE

HUNGARI- Peizazhi politik i Hungarisë është përmbysur pas 16 vitesh. Kryeministri Viktor Orbán, i quajtur "Trumpi evropian", humbi zgjedhjet e përgjithshme, duke shënuar fundin e sundimit të tij afatgjatë që filloi në vitin 2010. Këto zgjedhje vlerësohen si një pikë kthese që mund të ndikojë jo vetëm në drejtimin e politikës populiste në Evropë, por edhe në ekuilibrin e pushtetit midis SHBA-së, Rusisë dhe Bashkimit Evropian (BE).

Viktor Orbán pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare, duke deklaruar se do të vazhdojë të shërbejë vendit nga opozita. Në një fjalim para mbështetësve, falenderoi të gjithë votuesit e partisë së tij, ndërsa u zotua se nuk do të dorëzohet. 

“Nuk do të dorëzohemi; do t’i shërbejmë kombit nga opozita,” u shpreh Viktor Orbán, në reagimin e tij të parë pas rezultatit zgjedhor. “Puna jonë është e qartë: të forcojmë komunitetin tonë,” shtoi ai, duke sinjalizuar një rol aktiv të opozitës në skenën politike hungareze.

Ndjenja publike ndryshoi për shkak të 'Korrupsionit dhe Vështirësive Ekonomike'-Çështjet kryesore në këto zgjedhje ishin korrupsioni dhe ekonomia. 

-Pakënaqësia ndaj partisë së tij Fidesz u rrit për shkak të lidhjeve me korrupsionin dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike.

-Orbán nuk pati asnjë përgjigje të re ndaj ndryshimit qëndrimit të qytetarëve. Ai iu përmbajt me vendosmëri skemës që përdori në tre zgjedhjet e kaluara. Në fushatat pararendëse ai e kishte portretizuar veten si të vetmin njeri të aftë për të mbrojtur interesat hungareze dhe duke shpikur kërcënime të jashtme.

-Në këtë fushatë, Orbán akuzoi rivalin e tij se po e tërhiqte vendin drejt luftës duke u rreshtuar atë me liderët e BE-së dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Pasi dëgjuan për fitoren e opozitës, udhëheqësit kryesorë evropianë shprehën njëzëri mirëseardhjen:

Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, përshëndeti rezultatin, duke deklaruar: "Hungaria ka zgjedhur Evropën. Një vend ka rifituar rrugën e tij drejt Evropës".

Presidenti francez Emmanuel Macron vlerësoi: "Ky rezultat tregon se sa shumë i vlerësojnë qytetarët hungarezë vlerat e BE-së dhe rolin e Hungarisë në Evropë". Kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi gjithashtu: "Ky është një moment historik për demokracinë evropiane".

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka përshëndetur fitoren e Péter Magyar në zgjedhjet parlamentare të Hungari, duke e cilësuar atë si një moment historik për demokracinë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Keir Starmer shkruan: “Urime Péter Magyar për fitoren në zgjedhje. Ky është një moment historik, jo vetëm për Hungarinë, por edhe për demokracinë evropiane.”

Poll

MOS HUMB