IZRAEL- Mediat izraelite raportojnë se Izeaeli po përgatiet për rifikkim të sulmeve kundra Iranit. Sipas burimeve ushtarake të cituara nga Ynet, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të IDF-së, Eyal Zamir, ka urdhëruar nisjen e një “procedure gatishmërie për luftë” dhe të gjitha njësitë janë urdhëruar të mbajnë nivel të lartë alarmi.
Ky zhvillim vjen në një moment kur negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë dështuar. Presidenti amerikan Donald Trump kishte shpallur një armëpushim dy-javor më 7 prill, me shpresën për arritjen e një marrëveshjeje afatgjatë.
Gjithashtu, javën e kaluar gjatë një vizite në Libanin jugor, Eyal Zamir ka deklaruar se ushtria është “e përgatitur të kthehet në luftime me Iranin me forcë të plotë në çdo moment nëse kërkohet”./ ZËRI