
PRISHTINË- Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Kosovës, Hysni Gucati ka përfunduar dënimin prej 4 vite e 3 muaj. Lajmin e bëri të ditur vetë Gucati përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se është lajmëruar nga Gjykata Speciale e Hagës se ka përfunduar dënimin e tij.
“Gjatë këtyre 4 viteve nuk mund të isha pranë familjes dhe atdheut tonë të dashur Kosovës, gjatë qëndrimit në Hagë në Kosovë dhe në familje ndodhën një mori ngjarjes, ajo që me goditi më së shumti ishte vdekja e babes, i cili ndërroi jetë sa isha në Hagë. Gjatë qëndrimit në Hagë së bashku më shokët dhe bashkëluftëtaret i qëndruam pranë njëri tjetrit dhe secili nga ne treguam zotësi të vërtetë dhe qëndruam ballë lartë dhe krenar për veprat tona, asnjëherë nuk u dorëzuam, por liria ime nuk mund të jetë liri e plotë pa shokët”, ka thënë ai. /ZËRI