Bota

Rrëzohen protestat e studentëve, Parlamenti grek miraton ligjin për universitetet private

Qeveria e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis argumenton se kjo reformë në arsimin e lartë do u ofrojë të rinjve më shumë mundësi.

a.l
Rrëzohen protestat e studentëve, Parlamenti grek miraton ligjin
Protesta në Greqi

GREQI- Mes tensionit të protestave studentore, parlamenti grek ka miratuar me 159 vota pro, 129 kundër dhe 11 abstenime projektligjin që lejon hapjen e universiteteve private, shkruajnë mediat greke. 

Ndryshimet në reformën e arsimit u miratuan pas mesnatës të së premtes. Qeveria e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis argumenton se kjo reformë në arsimin e lartë do u ofrojë të rinjve më shumë mundësi.

“Projektligji nga njëra anë u ofron të rinjve më shumë mundësi për të studiuar në vendin e tyre, nga ana tjetër aspiron të përfshijë Greqinë. në hartën arsimore ndërkombëtare. Ne jemi të fundit që kemi një monopol të ashpër shtetëror në arsimin e lartë. Të gjitha këto ndryshime kanë mbështetjen dërrmuese të shoqërisë greke”, u tha në Parlament. 

Opozita ka qëndruar në krah të studentëve duke e kundërshtuar këtë projekligj, i cili sipas tyre shkel Kushtetutën dhe mund të krijojë një sistem me dy nivele për studentët. Disa orë përpara votimit, i cili filloi të premten në mbrëmje dhe përfundoi pas mesnate, protestuesit sulmuan policinë jashtë parlamentit me shishe benzine dhe fishekzjarrë. Referuar mediave rreth 18,000 njerëz demonstruan në qendër të Athinës kundër legjislacionit të propozuar. Një deklaratë e policisë tha se 9 civilë dhe 7 oficerë u plagosën, ndërsa 3 protestues të dyshuar u arrestuan./ZËRI

Poll

MOS HUMB