Bota

Atentati me bombë ndaj gazetarit të Rai-t, porositës miku i tij? Ranucci: Jam i shokuar, s'mund ta besoj, jemi miq që prej...

Bëhet fjalë për Valter Lavitola, ish-botues dhe biznesmen, i dënuar më parë për tentativë shantazhi ndaj ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.

zh.ll
Atentati me bombë ndaj gazetarit të Rai-t, porositës miku i tij?
Sigfrido Ranucci-valter lavitola

ITALI- Hetimetpër tritolin që shpërtheu jashtë shtëpisë së Gazetari investigativ italian Sigfrido Ranucci, drejtues i emisionit “Report”, tetorin e kaluar, kanë marrë një kthesë të re dhe befasuese. Pas arrestimit të katër autorëve të dyshuar javën e kaluar, një tjetër emër ka dalë në skenë që dyshohet dyshohet se mund të jetë porositësi i atentatit, duke lënë të befasuar edhe vetë gazetarin.

Bëhet fjalë për Valter Lavitola, ish-botues dhe biznesmen, i dënuar më parë për tentativë shantazhi ndaj ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.

Në një intervistë për Corriere della Sera, Ranucci pranoi se lajmi e ka tronditur, duke theksuar se me Lavitolën ka një marrëdhënie miqësore prej vitesh. Gazetari shprehu habinë e tij para gazetarëve për lajmin e hetimeve nga Prokuroria Publike e Romës ndaj sipërmarrësit Valter Lavitola, pasi këtë të fundin, e konsideron mik prej vitesh.

"Valteri është një mik për mua; kemi qenë në kontakt pothuajse çdo ditë që nga viti 2019. Jam i shokuar, i shokuar dhe nuk di çfarë të mendoj, përveçse po mbështetem te hetimet e Prokurorisë dhe Karabinierëve. Për momentin, nuk kam dëshirë të bëj deklarata të mëtejshme.", është shprehur gazetari  për Corriere.

Duke folur për Corriere della Sera për sulmin me bombë ndaj shtëpisë së tij, Ranucci tha se nuk beson se Lavitola kishte qëllim ta dëmtonte atë ose familjen e tij.

“Kam besim të plotë te puna e prokurorisë dhe e karabinierëve. Megjithatë, sipas meje, ka diçka që nuk shkon. Për shembull, ai nuk mund ta dinte se në çfarë ore do të kthehesha në shtëpi atë mbrëmje. Kam rilexuar mesazhet tona dhe mendoj se ka ende shumë gjëra që duhen sqaruar,” deklaroi gazetari.

I pyetur për motivin e mundshëm të sulmit, nëse përfshirja e Lavitolës konfirmohet, Ranucci dha një hipotezë personale.

“Mendoj se mes nesh ka pasur një miqësi të sinqertë. Prandaj imagjinoj, por është vetëm një hipotezë ime, se atentati nuk ishte drejtuar ndaj meje, por ndoshta ndaj dikujt tjetër, për të mos më lejuar të merrja ndonjë informacion. Për këtë arsye besoj se ai nuk do të kishte dashur kurrë të më bënte keq,” tha ai.

Lavitola po hetohet së bashku me katër autorët e dyshuar, të arrestuar javën e kaluar , për posedim, mbajtje dhe përdorim të një pajisjeje shpërthyese, kërcënime dhe dëmtime, të rënduara me metoda mafioze, dhe masakër.

Karabinierët nga Njësia e Operacioneve të Romës dhe Frascatit kontrolluan shtëpinë e Lavitola-s dhe sekuestruan telefona celularë, kompjuterë, pajisje elektronike dhe dokumente, në përputhje me dekretin e 4 korrikut të lëshuar nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia (DDA), për të rindërtuar çdo lidhje të mundshme me autorët e dyshuar.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 16 tetorit 2025, në Campo Ascolano, një zonë e Pomezia-s pranë Romës, kur një shpërthim i fuqishëm tronditi banesën e gazetarit Sigfrido Ranucci. Një sasi eksplozivi e vendosur poshtë automjetit të tij shkaktoi shkatërrimin e makinës së gazetarit dhe dëmtimin e automjetit të vajzës së tij, të parkuara përpara shtëpisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB