Bota

Samiti i NATO-s, Rama niset drejt Turqisë! Në fokus lufta e Rusi- Ukrainë, çfarë pritet të ndodhë

Aleatët e NATO-s pritet të riafirmojnë mbështetjen për Ukrainën dhe të premtojnë ndihmë të mëtejshme ushtarake.

F.I
Samiti i NATO-s, Rama niset drejt Turqisë! Në fokus lufta e Rusi-
FOTO ILUSTRUESE

TURQI-Në kuadër të Samitit të NATO-s 2026, në Ankara të Turqisë po zhvillohet sot Forumi i Industrisë së Mbrojtjes, një nga aktivitetet kryesore të këtij takimi, i cili ka mbledhur zyrtarë të lartë të Aleancës, përfaqësues të vendeve anëtare dhe partnere, drejtues të industrisë së mbrojtjes dhe ekspertë të inovacionit teknologjik.

Samit dyditor pritet të fokusohet në rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, forcimin e industrisë ushtarake dhe mbështetjen për Ukrainën, në një klimë tensionesh mes SHBA-ve dhe Evropës. Sipas Reuters, liderët pritet të theksojnë progresin drejt objektivave të reja për shpenzimet e mbrojtjes, përfshirë rritjen e buxheteve ushtarake dhe modernizimin e Aleancës.

Mes 32 liderëve, pritet prania e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, Presidentit të Koresë së Jugut Lee Jae Myung, Presidentit të Këshillit Evropian António Costa dhe e presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të jetë pjesë e samitit, ku pritet të takohet me presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

Aleatët e NATO-s pritet të riafirmojnë mbështetjen për Ukrainën dhe të premtojnë ndihmë të mëtejshme ushtarake. Për vitin 2026, vendet anëtare pritet të angazhohen për rreth 70 miliardë euro ndihmë në pajisje ushtarake, trajnim dhe mbështetje, me synimin për të ruajtur nivele të ngjashme edhe në vitin 2027.

Një tjetër fokus i rëndësishëm do të jetë rritja e prodhimit të armëve dhe inovacionit ushtarak. Në Ankara do të organizohet edhe një forum i industrisë së mbrojtjes, ku priten të shpallen marrëveshje të mëdha me vlerë dhjetëra miliarda dollarë. Si vend mikpritës, Turqia do të kërkojë të theksojë fuqinë e industrisë së saj të mbrojtjes dhe heqjen e kufizimeve brenda NATO-s për tregtinë e armëve.

Ndërkohë presidenti amerikan Donlad Trump pas një telefonate me liderin rus, u shpreh se 'Vladimir Putin ndien presionin, dëshiron t’i japë fund luftës; do të flasim për këtë në Ankara'. 

Poll

MOS HUMB