
SERBI- Interpol-i ka lëshuar këtë të mërkurë një fletarresti ndërkombëtar për Milan Radoiçiç. Ky i fundit dyshohet se është organizator i sulmit terrorist të Banjskës më 24 shtator, ku u vra edhe polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. Ish-nënkryetari i Listës Serbe Radoiçiç po ashtu është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.
Më herët gjatë ditë së sotme Policia e Kosovës ka konfiskuar një anije që i përket Radoiçiçit. Ky i fundit e ka pranyuar dhe publikisht se ka qenë i përfshirë në sulmin teroirirst në Veri të Kosovës.
Çfarë ndodhi më 24 shtator në Kosovë?
Në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit, Kosova u trondit nga një sulm kriminal në drejtim të punonjësve të policisë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, dhe mbetën të lënduar dy kolegë të tij, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes mobilizimi i punonjësve të policisë ishte i menjëhershëm, ndërkohë që agresorët gjetën strehim brenda në Manastirin e Banjskës, ku u mbajtën të rrethuar nga policia, e 3 prej tyre u ekzekutuan fizikisht, ndërsa 6 të tjerëve iu vunë prangat./ZËRI