Bota

Kina feston Vitin e Ri, ulen shpenzimet, qytetarët zgjedhin të largohen nga vendi

Autoritetet janë të etur që qytetarët të hapin portofolin e tyre këtë vit për të nxitur rritjen e ekonomisë dhe kanë zgjatur periudhën e pushimeve zyrtare nga shtatë në tetë ditë.

I.F
Kina feston Vitin e Ri, ulen shpenzimet, qytetarët zgjedhin të
FOTO ILUSTRUESE

PEKIN- Mijëra qytetarë mbushën stacionet e trenave dhe aeroportet në Kinë sot, duke mbajtur valixhe të mëdha dhe dhurata si kuti me fruta, ndërsa miliona kinezë kthehen në vendlindjet e tyre për të festuar Vitin e Ri Hënor me familjet e tyre. Kjo festë, më e madhja në Kinë, këtë vit do të mbahet nga 28 janari deri më 4 shkurt dhe shënon ardhjen e Vitit të Gjarprit, i cili fillon më 29 janar.

Festimet zakonisht u japin një shtysë bizneseve si dyqanet, kinematë dhe restorantet. Autoritetet janë të etur që qytetarët të hapin portofolin e tyre këtë vit për të nxitur rritjen e ekonomisë dhe kanë zgjatur periudhën e pushimeve zyrtare nga shtatë në tetë ditë. Përpjekjet zyrtare për të rritur konsumin e dobët përfshijnë gjithashtu promovimin e destinacioneve dimërore dhe sigurimin e tarifave të ulëta të fluturimeve në të gjithë vendin, njoftuan autoritetet në një konferencë shtypi të Këshillit të Shtetit sot në Pekin.

Por bizneset dhe udhëtarët me të cilët u fol nga Reuters thanë se panë shenja se konsumatorët nuk do të shpenzojnë, pasi po përballen me një krize të zgjatur të tregut të banesave dhe shqetësimeve për sigurinë e tyre të punës.

Një ekzekutiv shitjesh që punon në Pekin, Liu, i cili ishte në një stacion treni në kryeqytet duke u kthyer në vendlindjen e tij në Kinën verilindore, tha se shqetësimet për ekonominë dhe punësimin janë të përhapura.

“Është bërë edhe më e vështirë të fitosh para dhe të gjesh një punë. Ka shumë të papunë dhe të gjithë thonë se është shumë e vështirë”, tha ai.

Ministria e Transporteve e vendit vlerëson se shpenzimet për Vitin e Ri do të arrijnë shifrën e 9 miliardë lekë, ku përfshihen edhe udhëtimët në të gjithë vendin gjatë periudhës 40-ditore, krahasuar me 8.4 miliardë udhëtime gjatë periudhës korresponduese të vitit të kaluar.

Më shumë kinezë kanë zgjedhur të shkojnë jashtë vendit këtë vit, sipas Trip.com, agjencia më e madhe e udhëtimeve në internet në Kinë. Agjencia e udhëtimeve Qunar tha se rezervimet për fluturimet dhe paketat e pushimeve jashtë vendit në platformën e saj u dyfishuan në krahasim me vitin e kaluar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB