Bota

Krahasim me Serbinë dhe Kosovën/ Vuçiç: Sulmi ndaj Iranit si bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi në 1999

Përshkallëzimin e tensioneve, Vuçiç e lidhi me rastin e Kosovës, duke theksuar se gjatë gjithë kohës është krijuar përshtypja se bëhej fjalë për një katastrofë humanitare.

zh.ll
Krahasim me Serbinë dhe Kosovën/ Vuçiç: Sulmi ndaj
foto ilustrim-aleksander vucic

SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar ndaj sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke e krahasuar situatën me ndërhyrjen në Serbi në vitet e mëparshme. Përshkallëzimin e tensioneve, Vuçiç e lidhi me rastin e Kosovës, duke theksuar se gjatë gjithë kohës është krijuar përshtypja se bëhej fjalë për një katastrofë humanitare. Sipas Vuçiç, në fakt, qëllimi kryesor ishte ndryshimi i regjimit dhe sigurimi i influencës së jashtme.

“E gjithë kjo po realizohet siç ndodhi në Serbi. Gënjyen gjatë gjithë kohës se bëhej fjalë për katastrofë humanitare, ndërsa thelbi ishte në dy gjëra – e para, ndryshimi i regjimit në Beograd dhe, e dyta – thelbi i gjithë veprimit të NATO-s, sigurimi i pavarësisë së Kosovës. Pra, kjo është një përpjekje për të marrë pushtetin e plotë në Iran dhe për ta orientuar Iranin, siç do të thoshin ata, drejt vlerave perëndimore”, u shpreh Vuçiç për Informer, një media proqeveritare.

Nuk jam i sigurt se Presidenti Trump do të ishte i lumtur me fitoren e një trashëgimtari të vetëshpallur të familjes Pahlavi. Mendoj se ai do të preferonte të kishte ish-kryebashkiakun e Teheranit në krye të vendit. Ai do të donte një lloj Rodriguez, një pion i bindur, i cili nuk do ta irritojë shumë publikun vendas.

Mendoj se ky është plani i tyre, mendoj se ata do të shkojnë në këtë drejtim. Dhe, siç mund ta shihni, askush në botë nuk do të jetë kurrë i interesuar për të drejtën ndërkombëtare që nuk ka ekzistuar për një kohë të gjatë. Ne po dëshmojmë atë që përbën një epokë të re. Do ta ruaj paqen, por kjo varet edhe nga sa i fortë je. Ne do të sigurojmë sisteme jashtëzakonisht të fuqishme. Po e shqyrtojmë seriozisht këtë, kemi mbrojtje shumë-shtresore”, tha Vuçiç.

Poll

MOS HUMB