KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Kransiqi ka bërë me dije këtë të premte se u ka dërguar një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Fokusi i letrës ishin zgjedhjet e parakohshme, që sipas Kransiqit, janë të nevojshme për situatën ku ndodhet vendi. Sipas tij, Kuvendi duhet të shpërndahet brenda datës 29 Maj.
Në letrën drejtuar krerëve të partive parlamentare, Krasniqi ka propozuar 30 Qershorin ose 7 Korrikun si ditën ku duhet të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë. Sipas tij, partitë politike në Kosovë duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe të bashkërendojnë hapat konkretë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Ndër të tjera ai shton se Kosova dhe qytetarët tanë kanë nevojë për një qeveri të re që fokusohet në zhvillimin ekonomik, mirëqenien qytetare dhe integrimin euro-atlantik.
“Zgjedhjet e reja janë thelbësore për të krijuar një Kuvend funksional që është në shërbim të interesit qytetar. Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar datat 30 qershor ose 7 korrik për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe për shkak të afatave ligjore dhe kushtetuese, për të arritur njërën nga këto data, mocioni procedural për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, do të duhej të votohej më së largu deri më 29 maj. Andaj, edhe sot, unë i ftoj të gjitha partitë parlamentare që të koordinohemi e të bashkëpunojmë për të mirën e qytetarëve tanë”, shkruan Kransiqi.
Postimi i Memli Krasniqit:
Sot, ua kam dërguar nga një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku kam ritheksuar qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme. Në takimet e fundit që i kam zhvilluar me secilin lider të këtyre partive parlamentare, kam shprehur qëndrimin se zgjedhjet sot janë një domosdoshmëri qytetare dhe jo një dëshirë politike, andaj tani është koha që të veprojmë të koordinuar dhe me hapa konkret.
Kosova dhe qytetarët tanë kanë nevojë për një qeveri të re që fokusohet në zhvillimin ekonomik, mirëqenien qytetare dhe integrimin euro-atlantik. Zgjedhjet e reja janë thelbësore për të krijuar një Kuvend funksional që është në shërbim të interesit qytetar. Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar datat 30 qershor ose 7 korrik për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe për shkak të afatave ligjore dhe kushtetuese, për të arritur njërën nga këto data, mocioni procedural për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, do të duhej të votohej më së largu deri më 29 maj. Andaj, edhe sot, unë i ftoj të gjitha partitë parlamentare që të koordinohemi e të bashkëpunojmë për të mirën e qytetarëve tanë.
Deri më tani nuk ka një përgjigje nga partitë e tjera opozitare në lidhje me letrën e dërguar nga Krasniqi. Ndërkohë as nga Vetëvendosja dhe as nga Qeveria e Kosovës nuk ka pasur një reagim. Dhe më herët në një takim të zhilluar me Kurtin, i cili u refuzua nga partitë e tjera të opozitës, Memli Kransiqi përsëriti idenë për zgjedhje të reja, gjë që nuk ishte pranuar nga Albin Kurti./ZËRI