
SERBI- I shtritë në vilën gjigante me tulla dhe mermer, Nikola Sanduloviç rrëfen sulmin që, thotë ai, e la të paralizuar në anën e djathtë dhe të paaftë për të ecur. Ishte 3 janar ora 15:20 kur tre automjete që transportonin agjentë të shërbimit sekret të BIA-s të Serbisë u ndalën jashtë shtëpisë së tij në zonën e Senjakut të Beogradit. Personat e maskuar shpejt i thanë atij pse kishin ardhur: ish-sipërmarrësi dhe politikani i opozitës kishte guxuar të kërkonte falje për krimet e kryera nga serbët kur konflikti ndëretnik tronditi Kosovën.
“Një ditë pasi postova videon në rrjetet sociale duke thënë ‘më falni’ teksa vendosa lule te varri i vajzës 7-vjeçare, e cila, kishte lidhje me familjen Jashari, mora kërcënime. Por kur më shoqëruan, filluan rrahjet më goditën aq fort sa humba ndjenjat. Në furgon më goditën në kokë, më goditën me grusht në fytyrë dhe më goditën me shkelma. Në hollin e selisë së BIA-s ma hoqën këmishën dhe më detyruan të gjunjëzohesha dhe të puthja fotografitë në murin e agjentëve që kishin vdekur në Kosovë. Ata më pyesnin se kush qëndronte pas vendimit tim për të vizituar vendin e varrimit, kush po më jepte ryshfet për të bërë gjëra të tilla.”
-
-
-
Dhuna ndaj politikanit serb, Sanduloviç/ Çfarë dimë deri tani?
11 Janar, 09:16
Tortura, pretendoi Sanduloviç, zgjati gjashtë orë.
“Ata u ulën në të dyja këmbët e mia, më tërhoqën krahët dhe ma kthenin kokën mbrapa, ndërkohë që videografonin [skenat] dhe bërtisnin ‘tradhtar’,”-tha 60-vjeçari.
“Në fund thashë: “Nuk do t'i përgjigjem më pyetjeve. Më vrisni ose telefononi një mjek.'
12 ditët e ardhshme – me përjashtim të një nate në një klinikë shtetërore – do t'i kalonte në burgun qendror të Beogradit, i ndaluar nga një prokuror me dyshimin për “nxitje të urrejtjes racore, kombëtare dhe fetare”. Kjo pasi Ushtria Çlirimtare e Kosovës është cilësuar si organizatë terroriste nga Serbia. Për Aleksandar Vulin, ish-shefin e inteligjencës së vendit, i cili pranoi se kishte urdhëruar arrestimin, veprimet e Sanduloviç-it në mbështetje të Kosovës meritonin një dënim shumë më të madh.
"Agjentët e BIA-s me të vërtetë e kanë marrë, por nuk kanë përdorur çdo forcë fizike – taktika që shërbimet e tjera sekrete padyshim do të kishin përdorur. Nëse Sanduloviç do të kishte vendosur një kurorë në varrin e Himmlerit, Mossad do ta kishte vrarë… Unë i kërkoj falje Serbisë që nuk mund të bëj më shumë.”
Me retorikën në nivele të tilla – Vulin është i vetmi zyrtar që ka folur publikisht për incidentin – vëzhguesit thonë se është tregues i gjendjes shpirtërore në përgjithësi, një që krahasohet gjithnjë e më shumë nga serbët me klimën që mbizotëronte nën Sllobodan Millosheviçin, i quajtur "Kasapi i Ballkanit.
Përpara se sulmi i supozuar të katapultoi Sanduloviç-in, i cili ka dalë hapur pro-perëndimor në faqet e shtypit ndërkombëtar, ai ishte një figurë e diskutueshme në margjinat e politikës së një vendi të dominiuar nga Vuçiç. Hera e fundit që ai konkurroi në zgjedhjet kombëtare ishte në vitin 2016, kur partia e tij e vogël Republikane Serbe fitoi më pak se 1% të votave.
“Censura është e çmendur. Vuçiç kontrollon gjithçka. Vjedh votat,”-ankohej ai.
Të dërguarit perëndimorë që kërkuan lirimin e Sanduloviçit - diplomatët amerikanë janë ndër ata që kanë bërë gjithashtu udhëtimin në vilë për të zhvilluar bisedime pranë shtratit me të - pranuan se duhej të gërmoheshin thellë në arkivat e tyre për të zbuluar se kush ishte ai.
Deri më tani, Beogradi ka refuzuar me forcë të njohë Kosovën – shtëpia e disa prej objekteve fetare më të nderuara të Serbisë dhe e konsideruar si një “tokë e shenjtë” edhe pse kanë kaluar 16 vite nga shpallja e pavarësisë.
Në të gjithë Beogradin, të vendosura mbi ura dhe ndërtesa të epokës komuniste, mbishkrimet i nxisin shikuesit të mos harrojnë kurrë që sipas tyre "Kosova është Serbi"./ZËRI