
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar pamje të terroristëve serbë që trajnoheshin katër ditë para se të kryhej sulmi i 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku. Në një postim në ‘X’, Kurti shkruan se stërvitjet janë bërë në një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe, në Pasuljanske Livade. Ai shton se sulmet gëzonin mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb.
“Terroristët që kryen sulmet janë trajnuar në Pasuljanske Livade, një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe. 4 ditë para sulmeve. Stërvitje të tjera u zhvilluan në bazën e Kopaonikut. Sulmet gëzonin mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb,”- shkruan Kurti.
Pictured: The terrorists who carried out the attacks trained in Pasuljanske Livade, one of the Serbian Army's key bases, ~4 days before the attacks. Other exercises took place in the Kopaonik base. The attacks enjoyed the full support & planning of the Serbian state. pic.twitter.com/eWp4dMsGee
— Albin Kurti (@albinkurti) October 1, 2023
Çfarë ndodhi në veri të Kosovës më 24 shtator?
Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Kosova u trondit nga një sulm në drejtim të punonjësve të policisë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, dhe mbetën të lënduar dy kolegë të tij. Pas ngjarjes mobilizimi i punonjësve të policisë ishte i menjëhershëm, ndërkohë që agresorët gjetën strehim brenda në Manastirin e Banjskës, ku u mbajtën të rrethuar nga policia, e 3 prej tyre u ekzekutuan fizikisht, ndërsa 6 të tjerëve iu vunë prangat. Autorësinë për sulmin e mori Milan Radoiçiç, i cili gjithashtu hoqi dorë nga posti si nënkryetar i Listës Serbe./Zëri.ai