Bota

Vila e Radoiçiç mund të kthehet në komisariat policie

Do të vendosin organet përkatëse se çfarë do të bëhet me të.

F.m
Vila e Radoiçiç mund të kthehet në komisariat policie
Vila e Milan Radoiçiç

KOSOVË- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka deklaruar se vila e Milan Radoiçiçit, organizatorit të grupit terrorist që sulmoi Kosovën, mund të kthehet në një komisariat policie. Në një deklaratë për shtyp që zhvilloi ditën e sotme, Sveçla tha se e ka shtruar këtë propozim. Sipas tij, vila e Radoiçiqit që ndodhet në skaj të liqenit të Ujmanit është e ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës. Për rrjedhjë, do të vendosin organet përkatëse se çfarë do të bëhet me të.

“Kompleksi superluksoz i Milan Radoiçiqit është i ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës. Po ashtu bypass-i i tunelit në afërsi është i uzurpuar nga ky kompleks, nga Milan Radoiçiq. Ky bypass është infrastrukturë kritike. Po e diskutojmë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci që kjo pronë t’i kalohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe pastaj të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës për stacion për njësitin e barkave në Departamentin e Kufirit,”- tha Sveçla. 

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës më 24 shtator?

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Kosova u trondit nga një sulm në drejtim të punonjësve të policisë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, dhe mbetën të lënduar dy kolegë të tij. Pas ngjarjes mobilizimi i punonjësve të policisë ishte i menjëhershëm, ndërkohë që agresorët gjetën strehim brenda në Manastirin e Banjskës, ku u mbajtën të rrethuar nga policia, e 3 prej tyre u ekzekutuan fizikisht, ndërsa 6 të tjerëve iu vunë prangat. Autorësinë për sulmin e mori Milan Radoiçiç, i cili gjithashtu hoqi dorë nga posti si nënkryetar i Listës Serbe./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB