Bota

Kush do të udhëheqë Venezuelën pas largimit të Maduros? Tre emrat që përfliten

Por, nëse konfirmohet se presidenti Nicolas Maduro është arrestuar dhe nxjerrë jashtë vendit, pyetja kryesore është se kush do të marrë drejtimin e Venezuelës.

zh.ll
Kush do të udhëheqë Venezuelën pas largimit të Maduros?
maduro-Rodríguez-cabello-padrino lopez

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë nisur një sulm të madh në disa vende në Venezuelë, përfshirë bazat ushtarake në vend. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ushtria amerikane ka "kapur Presidentin venezuelian Maduro dhe gruan e tij, Cilia Flores, dhe i ka nxjerrë jashtë vendit". 

Por, nëse konfirmohet se presidenti Nicolas Maduro është arrestuar dhe nxjerrë jashtë vendit, pyetja kryesore është se kush do të marrë drejtimin e Venezuelës.

Tre figura mbeten të rëndësishme:

- Personi i parë në radhë për të zëvendësuar Maduron sipas Kushtetutës së Venezuelës do të ishte zëvendëspresidentja, Delcy Rodríguez

- I konsideruar si krahu i djathtë i Maduros, Ministri i Brendshëm Diosdado Cabello mund të pretendojë gjithashtu një pushtet të besueshëm.

Vladimir Padrino López, ministri i Mbrojtjes me shërbim të gjatë i Venezuelës, portretizohet nga La Nación si shtylla kurrizore e establishmentit ushtarak dhe garantuesi i mbijetesës së Maduros.

Trump ka konfirmuar se SHBA-të kanë kryer një “sulm në shkallë të gjerë” kundër Venezuelës. Ai shtoi se Maduro është kapur dhe është larguar me aeroplan nga vendi së bashku me gruan e tij. Qeveria venezueliane dënoi dhe denoncoi para komunitetit ndërkombëtar agresionin ushtarak jashtëzakonisht të rëndë të kryer nga Qeveria aktuale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër territorit dhe popullsisë venezueliane. Qeveria njoftoi gjithashtu se presidenti Maduro ka firmosur dhe ka urdhëruar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Ndërkohë, zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodríguez, tha më vonë se qeveria e vendit nuk është në dijeni të vendndodhjes së Presidentit Maduro dhe gruas së tij dhe kërkoi prova të jetës së tyre. “Nuk e dimë vendndodhjen e Presidentit Nicolas Maduro dhe Zonjës së Parë Cilia Flores… Ne kërkojmë prova të jetës”, tha ajo./ZËRI

Poll

MOS HUMB