Bota

“Ky m*t do të dalë nga burgu 30-vjeç”, i shkaktoi vdekjen Aurorës, autori dënohet me 17 vite. Motra shpërthen në akuza

Aurora Tila, është 13-vjeçarja shqiptare që u shty nga i dashuri i saj, në ballkonin e katit të shtatë, pasi adoleshenti nuk kishte pranuar ndarjen

E.K
“Ky m*t do të dalë nga burgu 30-vjeç”, i shkaktoi
aurora tila dhe autori, identiteti nuk behet i ditur per shkak te moshes

ITALI- Gjykata e të Miturve në Bolonja dënoi me 17 vite burg adoleshentin 16-vjeçar, autor i vrasjes së rëndë të Aurora Tilës, vajzës shqiptare 13-vjeçare që humbi jetën më 25 tetor 2024, pasi u hodh nga ballkoni i shtëpisë së saj në Piacenza.

Pas vendimit, motra e viktimës shpërtheu në dhimbje dhe zemërim, duke reaguar ashpër në rrjetet sociale.

“Vetëm 17 vite. Një jetë e tërë u shkatërrua. Ky m*t do të dalë nga burgu 30 vjeç dhe ka mundësinë të nisi një jetë të re. Motrën time nuk mund të ma rikthejë askush. Në djall ai dhe lloji i tij. Derra”, shkruan motra e Aurorës.

“Ky m*t do të dalë nga burgu 30-vjeç”, i shkaktoi
postimi i te motres

Ngjarja tronditëse nuk ishte aksidentale, Tila u shty duke u rrëzuar për vdekje nga ballkoni i katit të 7-të në banesën e saj në Piacenza. Autori nuk pranonte ndarjen mes tyre. Në fillim, u dyshua për një aksident, por hetimet e mëvonshme zbuluan se pas vdekjes së saj qëndronte një akt dhune. Pasi u arrestua nën akuzën e vrasjes me dashje, autorit fillimisht e mohoi përfshirjen.

Sipas ekspertizës në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Universitetit të Pavias, dëmtimet në trupin e vajzës treguan qartë se ajo nuk ishte hedhur vetë, por u shty. Kjo i shkaktoi fraktura të shumta, por goditjet fatale ishin ato në kokë, që i sollën vdekjen e menjëhershme. Në kyçet e duarve u gjetën shenja të forta, që dëshmonin përpjekjen për t’u kapur pas parmakut përpara se të binte.

Karabinierët e njësisë hetimore të Piacenzës morën dëshmi nga tre persona që ndodheshin në afërsi të vendngjarjes. Dy prej tyre thanë se e kishin parë Aurorën të varur pas parmakut, ndërsa djali e godiste me grushta në duar. Një dëshmitar tjetër deklaroi se i dëgjoi britmat, pak çaste përpara se të binte.

Pas analizës së provave, dëshmive dhe ekspertizës mjeko-ligjore, Gjykata e të Miturve në Bolonjë shpalli fajtor 16-vjeçarin për vrasje me dashje dhe e dënoi me 17 vite burg. Prokuroria kishte kërkuar një dënim më të rëndë, prej 20 vitesh e 8 muajsh, ndërsa mbrojtja, lirimin nga akuzat.

Prindërit e shqiptares u shprehën se drejtësia u vu në vend, por se sipas tyre do të ishte më mirë që 16 vjeçari të dënohej me 20 vite burg e jo 17.

"Jam e kënaqur me dënimin prej 17 vitesh burg, edhe pse 20 do të ishin më mirë. Të paktën, drejtësia është vënë në vend. Gjithmonë kam besuar tek drejtësia, e kam thënë këtë që nga fillimi", u shpreh nëna e Aurorës.

Poll

MOS HUMB