Bota

Lëkundje të forta tërmeti në Turqi, ja sa ishte magnituda

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë gjithashtu në Ankara.

f.t
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi, ja sa ishte magnituda
FOTO ILUSTRUESE

TURQI- Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e Tokatit, shkruajnë mediat e huaja. Tërmeti është regjistruar me thellësi prej 5.99 km. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë gjithashtu në Ankara.

Pas tërmetit në Sulusaray, pasgoditjet vazhdojnë në rajon. Sipas të dhënave të AFAD-it, një pasgoditje me magnitudë 3.5 ballë është regjistruar.  Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya ka bërë një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale. Ministri i Brendshëm i Turqisë ka deklaruar se ekipet dhe institucionet menjëherë pas tërmetit janë nisur në gadishmëri në zonë për të parë nga afër terrenet.

Yerlikaya tha: Të gjitha ekipet e institucioneve tona përkatëse filluan vëzhgimin në terren për tërmetin me magnitudë 5.6 që ndodhi në rrethin Sulusaray. Ne po ndjekim zhvillimet. Zoti e ruajtë vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësitë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB