Bota

Llojit i ri H5N2 i gripit të shpendëve, vdes personi i parë

Burri 59-vjeçar, i cili ishte shtruar në spital në Mexico City, vdiq pasi shfaqi ethe të forta, gulçim, diarre, e të vjella.

f.t
Llojit i ri H5N2 i gripit të shpendëve, vdes personi i parë
foto ilustruese

MEKSIKË- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka pohuar se vdekja e një burri në Meksikë ishte shkaktuar nga një lloj gripi i shpendëve i quajtur H5N2, i cili nuk është gjetur kurrë më parë te një njeri, shkruan The Guardian. OBSH thotë se ende nuk është e qartë sesi u infektua personi në fjalë.

"Megjithatë, edhe pse burimi i ekspozimit ndaj virusit në këtë rast është aktualisht i panjohur, shtami AH5N2 është raportuar tashmë te shpendët në Meksikë”, theksohet në deklaratën e saj.

Shkencëtarët janë vënë në gatishmëri për ndryshimet e viruseve që mund të sinjalizojnë se gripi i shpendëve po përshtatet për t’u përhapur më lehtë te njerëzit, edhe pse sipas agjencisë së njohur të shëndetit, rreziku aktual i këtij gripi për popullatën e përgjithshme mbetet i ulët. 

Burri 59-vjeçar, i cili ishte shtruar në spital në Mexico City, vdiq pasi shfaqi ethe të forta, gulçim, diarre, e të vjella. Por sakaq, të gjithë personat që kanë pasur kontakt me të kanë rezultuar negativë, thuhet në të. Në mars, qeveria e Meksikës raportoi një shpërthim të A(H5N2) në një fermë të izoluar në rajonin perëndimor Michoacan, por asokohe se ai nuk përbënte rrezik për shëndetin e njeriut./ZËRI

Poll

MOS HUMB