Bota

Lufta në Izrael/ Historia e një gruaje gjermane që u vra nga Hamasi

Ata ngarkuan foto dhe video të kufomës së saj në rrjetet sociale, kuhsëriri e njohu nga tatuazhet.

k.m.
Lufta në Izrael/ Historia e një gruaje gjermane që u vra nga
Shani Louk

IZRAEL- Ajo ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Artistja 30-vjeçare e tatuazheve Shani Louk kishte një vdekje tragjike në Izrael, kur terroristët e Hamasit e rrëmbyen, e vranë dhe e tërhoqën trupin e saj të pajetë si një trofe në një kamion. Gruaja fatkeqe kishte shkuar në Izrael për të marrë pjesë në një festival muzikor.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video përkatëse e ngjarjes, e cila është shumë eksplicite për t'u transmetuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shan (@shanukkk)

Trupi i saj u zbulua më vonë në pjesën e pasme të një kamioni, e përdhosur. Por tmerri nuk mbaroi me kaq. Imazhet e kufomës së Shanit u shfaqën më pas në rrjete të ndryshme sociale, duke shkaktuar zemërim. Terroristët u ulën mbi trupin e saj, e tallën dhe disa i pështynë. Hamasi kishte pretenduar se trupi ishte trupi i një ushtareje izraelite - por mbrëmë kushërira e saj Tomasina Weintraub-Louk, e cila tha për "MailOnline" se familja i njohu tatuazhet e saj të dallueshme në këmbë dhe flokët me dredha.

Nëna e Shani Louk, konfirmoi se kishte parë vajzën e saj në video dhe kërkoi ndihmën e publikut për më shumë informacion

“Nuk kemi dëgjuar asgjë. Shpresojmë për lajme pozitive. Është padyshim Shani. Ajo ishte në një festival muzikor paqeje. Ky është një makth për familjen tonë,”- tha gruaja.

Festivali muzikor ku Shani po merrte pjesë ishte një nga vendet e para që u sulmua nga grupi terrorist, me raporte që thonë se dhjetëra njerëz u vranë në vend, ndërsa të tjerë u morën peng nga militantët./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB