
BRUNEI- Dasma e beqarit më të kërkuar të Azisë ka hyrë sot në ditën e gjashtë, pasi nusja e Princit Abdul Mateen të Bruneit mori pjesë në ceremoninë "Berbedak Mandi". Anisha Rosnah, 29 vjeçe, dukej rrezatuese me një fustan elegant të bardhë dantelle. Në ceremoninë e parë, nusja mahniti me një fustan të bardhë me mëngë të gjata me një vello të zbukuruar me dantella, të cilën e kombinoi me vathë me perla.
Çifti mori bekime nga më të afërmit dhe më të dashurit e tyre.
Më herët gjatë ditës, Anisha veshi një baju kurung elegant nga Teh Firdaus për ceremoninë "Khatam Kuran".
Princi i Bruneit, 32 vjeç, ishte nga beqarët më të lakmuar të Azisë. Por prej vitesh ishte në një lidhje me Anishën, mbesën e një prej këshilltarëve më të afërt të mbretit, Pehin Dato Isa. Dasma e tyre do të zgjasë 10 ditë dhe do të finalizohet me një banket të dielën, i cili do të mbledhë anëtarët e familjeve mbretërore nga e gjithë bota.
Princi Mateen, është djali i katërt - dhe fëmija i dhjetë - i Sulltan Hassanal Bolkiah, 77 vjeç, dhe ish-gruas së tij të dytë, Mariam Abdul Aziz, 67 vjeç./ZËRI