Bota

Maqedonia e Veriut dëbon 3 diplomatë rusë

Lajmi u konfirmua nga ministria e Jashtme RMV-së, e cila përmes një deklarate për mediat sqaroi se diplomatët rusë kanë kryerveprime në kundërshtim me konventën me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

E.K
Maqedonia e Veriut  dëbon 3 diplomatë rusë
Flamuri i Maqedonisë së Veriut dhe Rusisë

SHKUP- Maqedonia e Veriut ka dëbuar këtë të shtunë tre diplomatë rusë pjesë e misionit të ambasadës ruse në Shkup. Lajmi u konfirmua nga ministria e Jashtme RMV-së, e cila përmes një deklarate për mediat sqaroi se diplomatët rusë kanë kryerveprime në kundërshtim me konventën me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

“Më 12 Shtator në Ministrinë e Punëve të Jashtme është thirrur ambasadori i Federatës Ruse, të cilit i është dorëzuar nota diplomatike, me të cilën tre diplomatë të Ambasadës së Federatës Ruse në Shkup janë shpallur të padëshirueshëm në vend. Vendimi këtillë është marrë pas informacioneve të marra nga autoritetet kompetente për aktivitete të ndërmarra e që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, njofton ministria.

Ndërkohë ka ardhur dhe reagimi nga ana e Kremlinit përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova, e cila tha se autoritetet në Maqedoninë e Veriut po vazhdojnë të përkeqësojnë dhe po i çojnë në qorrsokak marrëdhëniet bilaterale.

“Ne e konsiderojmë vendimin për dëbimin e kolegëve tanë si një dëshirë të papërshtatshme të udhëheqësisë së këtij vendi, për t’u treguar edhe njëherë gardianëve perëndimor rëndësinë e saj në luftën kundër “kërcënimit rus” imagjinar”, tha Zakharova.

Më herët, lidhur me vendimin reagoi edhe ambasada ruse në Shkup, e cila tha se nga autoritetet maqedonase nuk është dhënë asnjë arsye për këtë masë dhe se ajo nuk do të mbetet pa përgjigje nga Moska./Zëri

Poll

MOS HUMB