Bota

Meloni: Kriza mos përshkallëzohet, të gjendet zgjidhje për 2 shtete

Kryeministrja italiane Georgia Meloni tha se duhet gjendur një zgjidhje pë dy shtetet. Ajo shtoi se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por jo të hakmerret egërsisht.

D.XH

 

Meloni: Kriza mos përshkallëzohet, të gjendet zgjidhje për 2
Meloni

KAJRO – Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, gjatë fjalës së saj në Samitin e Kajros, deklaroi se duhet të gjendet një zgjidhje konkrete për dy shtetet, Izraelin dhe Palestinën.

“Ne duhet të bëjmë të pamundurën për të shmangur një përshkallëzim të krizës, për të shmangur një situatë që mund të jetë edhe më e rëndë, sepse pasojat do të ishin të paimagjinueshme. Mënyra më serioze për ta bërë këtë është një nismë politike për një zgjidhje strukturore që bazohet në perspektivën e dy popujve dhe dy shteteve, një zgjidhje që duhet të jetë konkrete dhe të ketë një afat kohor të përcaktuar”, deklaroi Meloni.

Më tej, Meloni tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por jo të hakmerret egërsisht.

“Izraeli ka të drejtën e mbrojtjes, por nuk ka të drejtë të hakmerret egërsisht. Përballë akteve të tilla si prerja e kokës së grave dhe fëmijëve, një shtet është plotësisht i legjitimuar në ekzistencën e tij dhe në mbrojtjen e kufijve të tij, por reagimi i një shteti nuk mund të motivohet kurrë nga ndjenja e hakmarrjes. Civilët nuk mund të jenë objektivë lufte, nga asnjëra palë”, deklaroi ajo.

Gjithashtu, kryeministrja italiane tha se brutaliteti i Hamasit duhet dënuar. “Sulmi i tmerrshëm i Hamasit, që goditi civilët e pambrojtur me një brutalitet të paprecedent, na la të tronditur. Duhen dënuar aktet brutale të Hamasit”, përfundoi Meloni.

Egjipti ka organizuar sot një samit paqeje mbi krizën e Gazës. Udhëheqësit e Lindjes së Mesme dhe evropianë janë mbledhur në Kajro për samitin, ku po diskutohet për të rënë dakord për një qëndrim të përbashkët për konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB