Bota

Morawiecki paralajmëron Zelenskyy-n: Mos i ofendo më kurrë polakët

Kjo retorikë e ashpër vjen teksa Polonia është vetëm disa javë larg zgjedhjeve parlamentare të 15 tetorit. Komisioni Europian ka marrë vendim së fundmi për të mos e vazhduar ndalesën ndaj importeve të grurit ukrainas, masë e zbatuar nga Polonia, Hungaria, Sllovakia, Rumania dhe Bullgaria.

E.K
Morawiecki paralajmëron Zelenskyy-n: Mos i ofendo më kurrë
Mateusz Morawiecki dhe Volodymyr Zelenskyy

POLONIA- Fjalimi i fundit i presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara ku “thumboi” Poloninë ka rindezur dhe një herë debatet mes Varshavës dhe Kievit. Së fundmi kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki ka kërkuar nga Zelenskyy që të mos i ofendojë më kurrë polakët.

“Dua t’i them presidentit Zelenskyy se ai nuk duhet t’i ofendojë më kurrë polakët, siç e ka bërë gjatë paraqitjes së tij në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Moraëiecki, sipas agjencisë së lajmeve PAP.

Kjo retorikë e ashpër vjen teksa Polonia është vetëm disa javë larg zgjedhjeve parlamentare të 15 tetorit. Komisioni Europian ka marrë vendim së fundmi për të mos e vazhduar ndalesën ndaj importeve të grurit ukrainas, masë e zbatuar nga Polonia, Hungaria, Sllovakia, Rumania dhe Bullgaria.

Mirëpo, Polonia, Sllovakia dhe Hungaria, kanë vendosur më pas që të vendosin vetë masa kufizuese, duke thënë se kanë nevojë t’i mbrojnë bujqit e tyre nga konkurrenca që rritet dukshëm prej importeve të Ukrainës. Nisur nga kjo, presidenti ukrainas Volodymyr Zelemskyy tha në OKB, se është i alarmuar nga “teatri politik” për importet e grurit nga ana e vendeve aleate, të cilat po veprojnë në të mirë të Moskës.

Ukraina është prodhuese e madhe e grurit, mirëpo ka probleme në eksportim të sasisë, pasi Rusia ia ka pamundësuar qasjen në portet e saj në Detin e Zi. Lufta e Rusisë në Ukraine ka nisur që 19 muaj. Për shkak të luftës, eksportet, që dikur janë transportuar prej porteve detare, tani janë bllokuar thuajse krejtësisht./Zëri

Poll

MOS HUMB