
MEKSIKË- Një nuse në Meksikë është arrestuar në ditën e saj të dasmës. Nusja me fustan të bardhë është vënë në pranga pak para ceremonisë së dasmës, pasi akuzohet për skemë zhvatje dhe rrëmbim.
Nusja e quajtur Nancy. N u arrestua më 22 dhjetor, ditën kur ishte planifikuar të martohej me të zgjedhurin e zemrës së Clemente N, i njohur edhe me pseudonimin “Raton”. Prokurorët publikuan foto ku shfaqet Nancy N. me fustan nuseje dhe të prangosur, e rrethuar nga policia.
Dhëndri me të cilin do të martohej është po ashtu i dyshuar si pjesë e këtij rrjeti. Por ai nuk u arrit që të kapej. Nancy N. dhe dhëndri ishin pjesë e një grupi në Meksikë të akuzuar për zhvatje të tregtarëve dhe dyshime për rrëmbim të 4 punëtorëve të një dyqani./ZËRI