Bota

Nën hetim për shitjen e pasurive të paluajtshme, policia belge bastis Komisionin e BE-së

Ekzekutivi i BE-së tha se ishte “në dijeni të një hetimi në vazhdim” mbi shitjen e 23 ndërtesave të komisionit në një marrëveshje me vlerë rreth 900 milionë euro, duke thënë se ishte “i bindur se procesi u zhvillua në një mënyrë të pajtueshme”.

zh.ll
Nën hetim për shitjen e pasurive të paluajtshme, policia belge
flamuri i be-se

BRUKSEL- Policia bastisi ambientet e Komisionit Evropian në Bruksel të enjten në një hetim mbi shitjen e aseteve të pasurive të paluajtshme shtetit belg në vitin 2024, tha një burim pranë hetimit për AFP-në.

Ekzekutivi i BE-së tha se ishte “në dijeni të një hetimi në vazhdim” mbi shitjen e 23 ndërtesave të komisionit në një marrëveshje me vlerë rreth 900 milionë euro, duke thënë se ishte “i bindur se procesi u zhvillua në një mënyrë të pajtueshme”.

Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) konfirmoi vetëm se po “kryente aktivitete për mbledhjen e provave në një hetim në vazhdim” që përfshinte Komisionin./ZËRI

Poll

MOS HUMB