
SHBA- Fotografi fitues i çmimit Pulitzer, Doug Mills ka dhënë një intervistë për "CNN", ku edhe tregoi sesi ka kapur foton që po bën xhiron e rrjetit pas atentatit të dështuar ndaj ish-presidentit Donald Trump. Bëhet fjalë për foton, ku Trumpit i kalon plumbi shumë pranë veshit në momentin që ai u qëllua në mitingun në Butler, Pensilvani.
Në rrëfimin e tij për CNN, Mills tregoi se thjesht kishte bërë detyrën e tij, duke rrezikuar edhe jetën në një moment.
"Po mundohesha që t'i kapja një foto mes flamurit dhe podiumit. Kur ai bëri djathtas dhe dëgjova zhurmat. Mendova se ishte ndonjë makineri. Kur e pashë që kapi veshin dhe u ul poshtë thashë 'O zot e qëlluan'. Po tentoja që të kapja një foto. Të gjithë po bërtisnin, ishte shumë kaotike. Nuk bëra gjënë më të sigurtë se vajta në skenë, por bëra atë që do bënin të gjithë fotografitë. Nuk dëgjuam asgjë, vetëm të bërititura. Sapo (Trump) u rrëzua, reagimi im i parë ishte të vrapoja, të shkoja anash dhe të përpiqesha të bëja një foto të tij ndërsa ishte në tokë. Megjithatë, në kohën kur arrita atje, ajo u mbulua plotësisht nga agjentët e Shërbimit Sekret. I gjithë stafi po bërtiste, Shërbimi Sekret po më bërtiste mua dhe të gjithë fotografët e tjerë, ishim katër veta në zonë.
Kur e pyetën nëse kishte dëgjuar se çfarë po ndodhte në atë kohë, rreth tij ai u përgjigj: “Kjo që po them më bën të dridhem, por nuk dëgjova asgjë. Gjithçka që dëgjuam ishin britmat, të qarat e një gruaje, pikërisht në fillim të sulmit. Pastaj, në një moment fillova të mendoj, a është ai gjallë? Çfarë po ndodh atje; Agjentët po e mbulonin qartë. Dhe pastaj mendova, në rregull, duhet të shkoj anash sepse mendoj se do ta zbresin nga shkallët. Ka gjithmonë një rrugëdalje për presidentin,"-tregoi ai në rrëfimin për CNN.
I pyetur në lidhje me foton e plumbit duke kaluar pranë kokës së Trump, ai thotë se nuk e kishte idenë se çfarë kishte bërë.
“Kur fillova të shikoja Sony-in tim për t'i dërguar fotografitë në zyrë, gjëja e parë që mendova ishte se duhet të merrja fotografitë e Trump që dilte nga skena dhe ngrinte grushtin. Këto janë fotot e para që dërgova. Kur presidenti u largua me fuoristradë për të shkuar në spital, na thanë: “Djema, të gjithë duhet të largoheni nga këtu. Është një skenë aktive krimi. Duhet të largohesh”. Duhet t'ju gjejmë një vend. Kështu na çuan në zonën që ka presidenti para se të dalë në skenë. Stafi ishte aty. Ata qanin, përqafoheshin me njëri-tjetrin. Të gjithë ishin shumë të mërzitur”.
Shumë më vonë, kur gjërat u qetësuan, fotot u analizuan nga New York Times dhe një agjent special i FBI-së.
Nga të shtënat u plagos dhe ish-Presidenti Trump, i cili mori një plagë në veshin e djathtë, si dhe dy persona të tjerë të cilët ndodhen ende në spital, ndërsa autori Thomas Matthew Crooks u ekzekutua nga agjentët e shërbimit sekret./ZËRI