Bota

Opozita kundër Melonit: Perëndesha e mashtrimit, Italia ka 5.7 milionë njerëz në varfëri absolute

Ai flet për një Itali me 5.7 milionë njerëz në varfëri absolute. Bonelli thotë se në Itali bankat dhe kompanitë energjetike kanë realizuar fitime shtesë prej gati 80 miliardë eurosh në dy vitet e fundit, pa u taksuar asnjë cent, por që Meloni nuk flet për to.

F.m
Opozita kundër Melonit: Perëndesha e mashtrimit, Italia ka 5.7
Giorgia Meloni

ITALI- Fakti që kryeministrja italiane Giorgia Meloni doli në krah të kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama dhe kërkoi solidarizim me të pas publikimit të emisionit në Rai3, ka bërë që ajo të jetë në qendër të kritikave. Bashkëzëdhënësi kombëtar i Evropës së Gjelbër dhe deputeti i Aleancës së Gjelbër dhe të Majtë, Angelo Bonelli e ka konsideruar Melonin perëndeshën e mashtrimit.

Ai flet për një Itali me 5.7 milionë njerëz në varfëri absolute. Bonelli thotë se në Itali bankat dhe kompanitë energjetike kanë realizuar fitime shtesë prej gati 80 miliardë eurosh në dy vitet e fundit, pa u taksuar asnjë cent, por që Meloni nuk flet për to.

"Meloni, si Apate, perëndeshë e mashtrimit, ajo që tha sot nga Pescara është asgjë absolute, ajo flet për një vend që nuk ekziston. Të dhënat e mohojnë atë: në Itali ka 5.7 milionë njerëz në varfëri absolute, ndërkohë që bankat dhe kompanitë energjetike kanë realizuar fitime shtesë prej gati 80 miliardë eurosh në dy vitet e fundit, pa u taksuar asnjë cent. Nuk foli për të gjitha këto, por në cilin planet jeton?". Kështu deklaroi bashkëzëdhënësi kombëtar i Evropës së Gjelbër dhe deputeti i Aleancës së Gjelbër dhe të Majtë, Angelo Bonelli.

“Kryeministrja kërkon të manipulojë realitetin duke sulmuar edhe gazetarinë investigative, si në rastin e Report, dhe solidarizohet me kryeministrin Rama pa iu përgjigjur meritave. Demokracia e varfër dhe Italia e varfër, e qeverisur nga ata që shohin botë me blinders,”- shton ai.

 

Poll

MOS HUMB