Politikë

Reportazhi i RAI3 për Shqipërinë, Meloni: Po linçohet Rama që na ndihmoi

Ky është reagimi i parë i Melonit, pas furtunës njëjavore që pasoi reportazhin në RAI3

E.K
Reportazhi i RAI3 për Shqipërinë, Meloni: Po linçohet Rama
Rama dhe Meloni

ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka reaguar për herë të parë, pas reportazhit të RAI3 për Shqipërinë, ku vendi ynë etiketohej si një narkoshtet i korruptuar. Meloni thotë se kryeministri shqiptar Edi Rama, po linçohet pasi ka ndihmuar Italinë.

Meloni e quan të turpshëm reportazhin e RAI3, dhe një baltosje që i bëhet Shqipërisë, pas marrëveshjes mes dy vendeve për emigrantët.

“Për emigrantët ne bëmë një marrëveshje me Edi Ramën dhe hapëm parajsën, e majta propozoi ta përjashtonte nga socialistët europianë në vend që ta falenderonin që kishte vepruar në emër të solidaritetit europian, ata e linçuan.

Edhe Tele-Meloni, ju e dini, nuk e njihni Tele-Melonin? Ai përpiloi një raport për Shqipërinë në të cilin e portretizonte si një narko-shtet. Më ndihmoni të dërgoj solidaritetin tonë për Ramën dhe gjithë popullin shqiptar”.

Deklaratat e Melonit u bënë në Pescara gjatë konventës në të cilën shpalli kandidaturën e saj në zgjedhjet evropiane të 8 dhe 9 qershorit. Gjatë mbrëmjes së sotme, RAI3 ka njoftuar edhe pjesën e dytë të reportazhit për Shqipërinë, ku nuk kanë munguar as negociatat që në studio të jetë i pranishëm vetë kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë shqiptare është shprehur se reportazhi në RAI ka qenë një sulm ndaj Melonit, nga opozita italiane, pas marrëveshjes që u arrit me Shqipërinë për emigrantët e paligjshëm.

Pas reportazhit të RAI, Rama nisi një fushatë sqarimi në të gjitha mediat italiane.

“Nuk ka se si të mos më lëndojë”, është shprehur Rama në intervistat e tij, “kur e shoh Shqipërinë të sulmuar në atë mënyrë të neveritshme nga Rai, sikur të ishte rihapur një faqe e zezë në historinë e shtypit italian, kur fjala shqiptar përdorej si sinonim për kriminelë, trafikantë, hajdutë dhe prostituta dhe vetë Shqipëria trajtohej si burim i së keqes”.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB