Bota

Pamje dramatike/ Helikopteri humb kontrollin dhe ngec në një ndërtesë, pasagjeri u jep lamtumirën prindërve (VIDEO)

Në një video, një nga pasagjerët, 36-vjeçari Francisco Salas, dëgjohet teksa bën një video-telefonatë me babain e tij, ndërsa në të njëjtën kohë ai përpiqet të mos lëvizë sepse zhvendosja më e vogël e peshës mund të jetë fatale.

a.l
Pamje dramatike/ Helikopteri humb kontrollin dhe ngec në një
Helikopter

KOLUMBI- Një incident i frikshëm ka ndodhur në Kolumbi ku një helikopter me 6 pasagjerëështë rrëzuar sipër një ndërtese. Në bordin e mjetit fluturues ndodheshin piloti 32-vjeçar, bashkë-piloti dhe katër pasagjerë, njëri prej të cilëve u dërgua në spital me këmbë të thyer dhe plagë. Helikopteri Bell 206 ishte në një fluturim turistik kur papritmas filloi të dilte jashtë kontrollit. Më pas ra në tokë, por u bllokua midis ndërtesës dhe një antene, shkruajnë mediat e huaja. 

Në një video, një nga pasagjerët, 36-vjeçari Francisco Salas, dëgjohet teksa bën një video-telefonatë me babain e tij, ndërsa në të njëjtën kohë ai përpiqet të mos lëvizë sepse zhvendosja më e vogël e peshës mund të jetë fatale.

“Babi ne zbritëm me helikopterin. Të dua, faleminderit që më mbron. Do të mbijetoj babi”, dëgjohet të thotë 36-vjeçari. Fluturimi gati fatal ndodhi mbi Medellin, kur piloti humbi kontrollin e helikopterit. Videot tregojnë se helikopteri lëviz në mënyrë të pakontrolluar dhe bie, por ngec diku.

Poll

MOS HUMB