Bota

PARISI NË KAOS/ Pas sulmit në stacionin hekurudhor anulohen 800 mijë udhëtime, policia thirrje pasagjerëve të qëndrojnë në shtëpi

Rrjeti hekurudhor i Francës është në kaos vetëm disa orë para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit.

I.F
PARISI NË KAOS/ Pas sulmit në stacionin hekurudhor anulohen 800
Pamje nga stacioni hekurudhor në Paris

PARIS- Rrjeti hekurudhor i Francës është në kaos vetëm disa orë para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit. Pas sulmit në strukturat dhe objekteve në kompaninë hekurudhore franceze SNCF janë shkaktuar problem masive që pritet të prekin deri në 800,000 pasagjerë gjatë fundjavës.

SNFC ka lajmëruar që problemet do të zgjasin gjatë fundjavës dhe udhëtimet do t’i kthehen normalitetit pas të hënës. Kompania i kërkon francezëve dhe turistëve të bëjnë "durim" dhe të tregojnë "mirëkuptim".

Gjithashtu, Eurostar po këshillon pasagjerët të mos udhëtojnë sot pasi shërbimet hekurudhore midis Londrës dhe Parisit u ndërprenë pas vandalizmit gjatë natës, raportoi BBC.

"Ne inkurajojmë klientët tanë që të shtyjnë udhëtimin e tyre me aq sa të munden", tha kompania në një deklaratë. Më herët kompania njoftoi se shërbimet e trenit që lidhin Londrën me Parisin ishin prekur.

Sipas AFP, shumica e sulmeve ishin zjarrvënie, me sulmues të panjohur që u vunë zjarrin vagonëve të trenave.

"Ata donin të digjnin objektet tona. Trenat po devijohen në linja të ndryshme, por ne do të duhet të anulojmë një numër të madh të tyre", tha SNFC në një deklaratë. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB