Bota

Përplasjet SHBA-Kolumbi! Si u arrit marrëveshja për riatdhesimin e emigrantëve

Kolumbia pranoi kushtet e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump për riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm

F.I
Përplasjet SHBA-Kolumbi! Si u arrit marrëveshja për riatdhesimin
Donald Trump dhe Gustavo Petro

SHBA-Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se Kolumbia ka pranuar të lejojë riatdhesimin e emigrantëve të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara, pas një konflikti diplomatik që përshkallëzoi deri në kërcënime për tarifa të larta tregtare nga ana e Presidentit Donald Trump. Por cilat ishin kushtet që Kolumbia pranoi nga presidenti amerikan?

Trump tha se veprimi i Presidentit kolumbian Gustavo Petro rrezikoi sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ai udhëzoi administratën amerikane që të marrë masa si kundërpërgjigje. Masat përfshinin vendosjen e tarifave urgjente prej 25 për qind për të gjitha mallrat që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, të cilat do të shkonin deri në 50 përqind brenda një jave; ndalim udhëtimi dhe heqje vizash për zyrtarët e qeverisë kolumbiane dhe aleatët e saj; sanksione emergjente bankare dhe financiare dhe kontroll të zgjeruar në kufi të shtetasve kolumbianë.

Kolumbia pranoi kushtet e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump për riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm në atë vend, duke shtuar se kjo ershi si rezultat i tarfave dhe sanksioneve që u njoftuan më herët kundër vendit të Amerikës Latine. 

“Qeveria kolumbiane ka pranuar të gjitha kushtet e Presidentit Trump, duke përfshirë pranimin e pakufizuar të të gjithë të huajve të paligjshëm nga Kolumbia, të cilët janë riatdhesuar nga SHBA, duke përfshirë ata të transportuar me avion ushtarak, pa kufizim apo vonesë. Tarifat dhe sanksionet do të rikthehen nëse shkelet marrëveshja”,- tha presidenca amerikane.

Donald Trump bëri fushatë për "programin më të madh të dëbimit në historinë amerikane" dhe Shtëpia e Bardhë deklaroi javën e kaluar arrestimin e qindra "emigrantëve të paligjshëm kriminalë", duke theksuar se ata u deportuan me fluturime ushtarake dhe jo me ato politike, siç ka ndodhur deri më tani. 

Shumica prej 11 milion emigrantët e parregullt në vendin e tij janë shtetas të vendeve të Amerikës Latine. Që nga inaugurimi i tij më 20 janar, asnjë deportim nuk ka ndodhur ende në Kolumbi – megjithatë ato kanë ndodhur në Guatemalë dhe Brazil.

Disa ditë më parë, autoritetet meksikane gjithashtu nuk pranuan dëbimin e qytetarëve të vendit nga avionët ushtarakë amerikanë. Trump nuk ka njoftuar masa të tilla kundër qeverisë meksikane megjithatë, ai ka njoftuar tashmë tarifa prej 10 për qind nga 1 shkurti, si dhe për Kanadanë, për shkak të asaj që ai e quan "pushtimi" i emigrantëve pa dokumente. Nga ana tjetër, presidenti kolumbian theksoi se në vendin e tij jetojnë 15660 amerikanë pa leje qëndrimi, por qeveria e tij nuk do të vazhdonte kurrë me bastisje për dëbimin e të burgosurve në SHBA.

Poll

MOS HUMB