
MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin ka komentuar sot për herë të parë konfliktin izraelito-palestinez. Në reagimin e tij të parë zyrtar, Putin thasot se përshkallëzimi i mprehtë i konfliktit është një shembull i dështimit të politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Lindjen e Mesme.
Sipas Putinit, Uashingtoni u përpoq të "monopolizojë" kërkimin e një zgjidhjeje në rajon.
"Kriza ukrainase vazhdon dhe në të njëjtën kohë shohim një përkeqësim të papritur të situatës në Lindjen e Mesme. Mendoj se shumë do të pajtohen me mua se ky është një shembull i qartë i dështimit të politikës së Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme,"- tha ndër të tjera presidenti Putin.
Po ashtu lideri rus oli për “nevojën e zbatimit të vendimeve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për krijimin e një shteti të pavarur dhe sovran palestinez”.
Izraeli dhe Hamasi janë përfshirë në një konflikt të madh. Sulmi nisi nga Hamasi të shtunën, ndërsa sot ka mijëra të vrarë./Zëri.ai