Bota

Qeveria e Mitsotakis në telashe, opozita dorëzon micion mosbesimi në Kuvend

Konflikti mes qeverisë dhe opozitës për aksidentin tragjik në Tempe po arrin kulmin

E.K
Qeveria e Mitsotakis në telashe, opozita dorëzon micion mosbesimi
Mitsotakis duke raportuar ne Kuvend

GREQI- Partitë opozitare në Greqi pritet që të dorëzojnë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Mitsotakis. Socialistët e Pasokut të mbështetur edhe nga partia më e madhe e opozitës Syriza, e Majta e Re dhe Lundrimi i Lirisë do të dorëzojnë në parlamentin grek mocion mosbesimi ndaj qeverisë Mitsotakis.

Shkaku i këtij zhvillimi është artikulli i fundit i gazetës To Vima sipas të cilit tabulatet e bisedave telefonike të përgjegjësit të stacionit të Larisës me ma kinistin e trenit që u përplas natën e 29 shkurtit 2023 me pasojë vdekjen e 57 personave, janë prerë në montazh dhe nuk janë publikuar të plota.

Mediat greke shkruajnë se kryetari i PASOK-Lëvizjes për Ndryshim, Nikos Androulakis, pritet të komunikojë përmes telefonit, brenda orëve në vijim me kreun e Grupit Parlamentar të SYRIZA PS, Sokratis Famellos, për ta informuar zyrtarisht dhe institucionalisht për nismën e tij për të paraqitur mocion mosbesimi ndaj qeverisë.

Kyriakos Mitsotakis , i cili ndodhet jashtë vendit, do të kthehet sot në Greqi, dhe pritet që të përballet të enjten në Kuvend me kërkesat e opozitës.

Qeveria greke thotë se është e bindur që është duke u zhvilluar një operacion për minimin e saj, për shkak të interesit dhe nga grupe të biznesit në Greqi./ZËRI 

Poll

MOS HUMB