Bota

Republikanët mohojnë pritjen e Zelenskyy-t në Kongres

Një vit më parë, Zelenskyy u përball me një pritje shumë të ndryshme në Kongres.

k.m.
Republikanët mohojnë pritjen e Zelenskyy-t në Kongres
Kevin McCarthy dhe Volodymyr Zelenskyy

SHBA- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, aktualisht ndodhet në Capitol Hill. Vetëm këtë herë, peizazhi politik ka ndryshuar.

Një vit më parë, Zelenskyy u përball me një pritje shumë të ndryshme në Kongres. Sipas CNN, demokratët kontrollonin Dhomën e Përfaqësuesve dhe mbështetja publike për financimin e përpjekjeve të luftës në Ukrainë ishte më e lartë. Ndërsa ai qëndronte për të kërkuar më shumë para dhe armë përpara nmbledhjes së Kongresit, Zelenskyy gjeti një dhomë të mbushur plot, por tani presidenti ukrainas do të kthehet në Kongres duke gjetur një drejtues të ri, i cili ende nuk ka premtuar ndihmë në të ardhmen për Ukrainën.

“A u zgjodh Zelenskyy në Kongres? A është ai presidenti ynë? Unë nuk mendoj kështu. Kam pyetje se ku është përgjegjësia për paratë që kemi shpenzuar tashmë? Cili është ky plan për fitore?,”-tha Kevin McCarthy. 

Po ashtu u bë me dije edhe pse kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Kevin McCarthy, nuk e lejoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy të mbante një fjalim.

"Ajo që më kërkuan është një seancë e përbashkët. Ne nuk kemi kohë. Pra, unë bëra pikërisht atë që bëra me kryeministrat e Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kur vijnë liderët, unë gjithmonë bashkoj një grup liderësh dypartiakë”, u tha McCarthy-gazetarëve.

CNN thekson se McCarthyy gjithashtu shmangu të shihej publikisht me Zelenskyy, ndërsa presidenti Joe Biden do ta mirëpresë në Shtëpinë e Bardhë. Biden po kërkon të dëgjojë një "perspektivë re të qasjes në fushëbetejë" nga Zelenskyy, ndërsa afrohet vjeshta e dytë e luftës./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB