Bota

Venezuelë, 11 mijë ushtarë hyjnë në burg, "Tren de Aragua" e kishte kthyer në fortesë

Banda "Tren de Aragua" vepron nga Tocorón, tentakulat e së cilës janë zgjeruar në disa vende të rajonit.

k.m.
Venezuelë, 11 mijë ushtarë hyjnë në burg, "Tren de
Pamje nga aksioni

VENEZUELË- Më shumë se 11,000 ushtarë dhe oficerë policie nga Venezuela hynë në burgun Tocorón, qendra kryesore  e grupit të frikshëm "Tren de Aragua", një bandë kriminale që vepron në disa vende të Amerikës Latine. Pas marrjes së kontrollit, të burgosurit po transferohen në 85 qendra të tjera të vuajtjes së dënimit të vendit.

Banda "Tren de Aragua" vepron nga Tocorón, tentakulat e së cilës janë zgjeruar në disa vende të rajonit.

Burgu, ku u ndërtua një lloj pishine, fushë bejsbolli, kopsht zoologjik, madje edhe një klub nate, kontrollohej nga ky grup kriminal. Ronna Rísquez, një gazetare që ka hetuar grupin për vite me radhë tha se mendohet se banda ka rreth 5000 anëtarë në Amerikën e Jugut.

Rísquez konsideron se ky operacion është iniciuar nga presioni i vendeve të rajonit: Kolumbia, Kili dhe Peruja, të cilat kanë denoncuar praninë e një grupi të armatosur  që vepron në territoret e tyre pa u ndëshkuar. Nga këto vende ata kanë identifikuar se kjo bandë kriminale drejton operacionet e saj nga burgu Tocorón, për këtë arsye ata i kanë kërkuar qeverisë së Venezuelës të marrë masa.

Grupi u shfaq në vitin 2014, duke vepruar në aktivitete "klasike" mafioze: rrëmbime, grabitje, drogë, prostitucion dhe zhvatje, por më vonë u zgjerua edhe me shfrytëzimin e paligjshëm të arit.

Personeli i sigurisë nxori nga burgu motoçikleta, televizorë, kondicionerë, mikrovalë dhe çanta. Për vite me radhë, krerët e grupit kishin kontrollin e Tocoron, të udhëhequr nga Héctor Guerrero Flores, i njohur si 'Niño Guerrero'. Ai ishte dënuar me 17 vjet burg për vrasje të shumta dhe trafik droge./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB