Bota

SHBA thirrje Serbisë: Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtafre John Kirby tha se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë një grumbullim të madh ushtarak të Serbisë përgjatë kufijve me Kosovën, që përshin artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara.

E.K
SHBA thirrje Serbisë: Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me
John Kirby

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Serbisë këtë të premte që të tërheqë forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtafre John Kirby tha se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë një grumbullim të madh ushtarak të Serbisë përgjatë kufijve me Kosovën, që përshin artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara.

“Ky është një zhvillim shumë destabilizues, që ka ndodhur gjatë javës së fundit”, tha ai.

Ndër të tjera ai tha se Shtetet e Bashkuara po shohin se cikli shqetësues i dhunës në Kosovë është përkeqësuar, raporton VOA.

“Llojet e armëve që janë gjetur në Kosovë përbëjnë një kërcënim jo vetëm për personelin e Kosovës, por edhe për stafin ndërkombëtar, përfshirë trupat e NATO-s,” deklaroi Kirby.

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë tha se NATO-ja po shton forcat e saj paqeruajtëse në Kosovë për shkak të ciklit shqetësues të dhunës atje./Zëri

Poll

MOS HUMB