Bota

Shembja e urës në SHBA, mediat e huaja: Dhjetëra makina ranë në ujë, mund të ketë shumë viktima

Raportohet se mund të kemi të bëjmë me shumë viktima. Por ende shërbimet e emergjencave të Baltimores nuk kanë dhënë detaje.

E.K
Shembja e urës në SHBA, mediat e huaja: Dhjetëra makina ranë
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHBA- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me shembjen e urës në Baltimore pasi një anije mallrash u përplas me një nga këmbët e saj dhe më pas mori flakë. Mediat e huaja raportojne se dhjetëra makina kanë përfunduar në ujë duke e bërë të paqartë numrin e njerëzve që mund të jenë nën ujë. Raportohet se mund të kemi të bëjmë me shumë viktima. Por ende shërbimet e emergjencave të Baltimores nuk kanë dhënë detaje.

Pas aksidentit, të gjitha korsitë e hyrjes në urë janë mbyllur në të dy drejtimet dhe trafiku është devijuar. Ura Francis Scott Key, e hapur në vitin 1977, është pak më shumë se 2.5 kilometra e gjatë dhe kalon portin Baltimore. Pas përplasjes së forte me urën, anija e mallrave “Dali” ka marrë flakë dhe është fundosur. Duke mbajtur flamurin e Singaporit, anija me kontejnerë po largohej nga Gjiri i Baltimores dhe po shkonte drejt Kolombo, kryeqyteti i Sri Lankës./ZËRI

Poll

MOS HUMB